E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marjeli lë Mirjetën, ikën në Itali

Nuk ka rezultuar aspak e suksesshme, një nga historitë e dashurive të edicionit të katërt të ‘Big Brother’. Bëhet fjalë për një të nisur gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri. Pikërisht historia e Mirjetës dhe Marielit ka përfunduar...

Marieli lë Mirjetën

Ajo që Mirjeta kishte frikë, ka ndodhur. Dashuria e saj për Marielin është varur pikërisht në dëshirën e nënës së këtij të fundit. Marieli është larguar nga Shqipëria pa i dhënë asnjë mundësi marrëdhënies së tij të dashurisë, që mori hov gjatë lojës së ‘Big Brother’. Në fakt, Marieli ka qëndruar në Tiranë vetëm natën pas spektaklit dhe të nesërmen është nisur për te shtëpia e tij në Durrës, ku qëndronin dhe familjarët e tij. Takimi i tij me nënën dhe familjarët e tjerë ka qenë edhe vendimtar, për t'i dhënë fund lidhjes me Mirjetën. Pikërisht, ajo që edhe Mirjeta i druhej ka ndodhur. Marieli ka dëgjuar nënën dhe ka reaguar si ajo, për të mos vazhduar më historinë e tij të dashurisë me vajzën që ëndërronte kaq shumë vazhdimin e marrëdhënies mes tyre. Të mos mjaftonte kjo, Mirjeta i ka humbur të gjitha shanset për këtë lidhje, pasi Marieli është nisur drejt Italisë me familjen e tij. Duke i prerë të gjitha shpresat për një ndryshim të mendjes së Marielit. Ndërkaq, sipas zërave, Mirjeta po e përjeton shumë keq ndarjen me Marielin. Jemi përpjekur të kontaktojmë me të, por Mirjeta e mban telefonin e fikur dhe kur e hap nuk ju përgjigjet thirrjeve. Për të është hera e dytë që ndahet nga një djalë, pikërisht sepse nuk ka miratimin e prindërve të tij. E gjithë përpjekja e saj për të rregulluar marrëdhënien me nënën e Marielit ka dështuar, kur ajo edhe natën e spektaklit nuk ka dashur të përshëndesë Mirjetën. Marieli nuk është bërë pjesë as e festës që ka vazhduar deri në mëngjes, ditën e shtunë, në një nga lokalet e natës dhe ku kanë qenë të gjithë ish-banorët të pranishëm. Ndërkaq, të dielën, pas Fan Club Mirjeta u përshëndet me babin e Marielit, por nuk pati asnjë rast të fliste me të për marrëdhënien e të dyve. Menjëherë pas Fun Club, Marjeli është drejtuar në Durrës e më tej në Itali. Nuk dihet nëse ai do të marrë pjesë në spektaklin e kësaj të shtune, post Big Brother, e nëse do t'i japë edhe një mundësi lidhjes së tyre. Megjithatë, për momentin situata mes tyre nuk shfaqet aspak optimiste. Gjithsesi, ne urojmë që Marieli të reflektojë dhe të kuptojë se sa e rëndësishme ka qenë lidhja e tij me Mirjetën.

Opinioni i nënës së Marielit

Linda, nëna e Marielit, nuk ka qenë aspak dakord për lidhjen e djalit të saj me Mirjetën. E shqetësuar, ajo nuk priti të mbaronte spektakli, por hyri në një prej të shtunave dhe bisedoi me Marielin, duke e porositur të ndahej nga Mirjeta. E ftuar në ‘Fun Club’, ajo u shpreh se: “Nuk duam që këto ditë që kanë mbetur nga reality-show, Marieli të rrijë me Mirjetën. Duam që ai siç hyri në lojë vetëm, të dalë po ashtu, dhe të luajë për sa kohë është në lojë”!. Majlinda ka pohuar se “Marieli është natyrë që fal shumë besim, dhe ky besim nuk i është kthyer në të njëjtën mënyrë nga Mirjeta. Nuk kemi asnjë gjë me atë vajzë, por ne e kemi parë çdo ditë ‘Big Brother’-in dhe kemi parë që Marieli është i drejtë me të gjithë, por nuk ndodh kjo gjë nga ana tjetër. Marieli hyri vetëm në lojë dhe nuk ishte në planet të tij të krijonte një lidhje, por duke qenë se ai është shfaqur besnik dhe Mirjeta jo, unë e pashë të arsyeshme të takohesha me të për ta këshilluar. Në mënyrë, që edhe sa kohë që atij i ka mbetur nga loja, ai duhet të jetë vetëm, më pas kur të dalë ta shohë me qetësi marrëdhënien e tij me Mirjetën”. Këmbënguljes së gazetarit Popa, se përse nuk priti deri sa të mbaronte loja për të sqaruar me djalin e saj për lidhjen me Mirjetën, atëherë nëna e tij ka shpjeguar se “Marieli nuk po u jep drejtim gjërave, siç vepron dhe jashtë. Mirjeta një ditë i ka treguar Marielit që jashtë shtëpisë ka pasur një marrëdhënie, që nuk e ka mbyllur ende. Ajo i ka thënë atij që ka dalë me dikë për kafe, drekë, etj. Nuk është se ka një lidhje tamam, por dikush është jashtë shtëpisë që e pret. Atë ditë Marieli u mërzit shumë nga kjo gjë, por pastaj ai vazhdoi të rrijë me të dhe kjo na mërziti”. Së fundi, Majlinda ka folur për natyrën e vërtetë të Marielit, që sipas saj, ai nuk e ka treguar ende në shtëpi. “Marieli duhet të nxjerrë luanin që ka brenda në shpirt në lojë. Këtë gjë nuk e ka bërë dhe ne presim që të ndodhë në vazhdim”, ka komentuar nëna e Marielit. Por ndërsa ishte në shtëpi, Marieli nuk iu bind dëshirës së nënës së tij. Madje u lidh edhe më fort me Mirjetën. Natën e Spektaklit, Mirjeta ka kënduar edhe këngën e preferuar të të dashurit të saj Marielit, dhe i ka bërë tifo deri në momentin e fundit të lojës së tij, ndërsa në studio kanë qenë edhe prindërit e djaloshit nga Durrësi. E pyetur pas spektaklit nga gazeta, Mirjeta ka pohuar se "edhe pse isha afër me nënën e Marielit, ajo nuk ka dashur të takohet me mua. Gjithsesi të nesërmen në ‘Fun Club’, jam përshëndetur me babain e Marielit". Dhe vetëm kaq! Asnjë kontakt më tutje. Asnjë komunikim me të afërmit e Marielit...

Sigurisht fotot e dala në media, të Mirjetës me ish-të dashurit të saj, e pastaj intervista e tij, që nuk ishte ndarë ende me Mirjetën kur ajo hyri në lojë, duket se janë pritur shumë keq nga familja e Marielit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›