Ia harruan gërshërët në bark gjatë operacionit
Një operacion i zakonshëm do të ishte harruar me kohë – por Vernoika Cruz, 35 vjeçare, mbeti në agoni për tre vjet pasi që kirurgët kishin harruar një palë gërshërë në trupin e saj.
Mjekët kishin harruar gërshërët e gjata mbi dhjetë centimetra gjatë një operacioni për t’ia hequr vezoren në Sao Paolo, Brazil.
Por mjekët nuk merrnin seriozisht ankesat e Veronikas se diçka nuk ishte në rregull derisa ajo mbeti pa ndjenja vite më vonë ku rëntgeni zbuloi të vërtetën.
Zëdhënësi i këshillit mjekësor në Sao Paulo tha: “Gërshërët kanë shkaktuar dëme në trupin dhe vezoren tjetër të saj, e cila duhet të hiqet.