Belinda Balluku flet me bindje nga Dibra: Katër bashkitë e qarkut do të udhëhiqen nga socialistët
Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherësh drejtuese politike e PS në Dibër, është shprehur në orët e para të mëngjesit të sotëm se të katërta bashkitë e qarkut do të drejtohen nga socialistët, në mbyllje të procesit të numërimit të votave.
Sipas asaj që Balluku deklaroi në Euronews Albania, deri tani nuk ka një avantazh të thellë të kandidatëve socialistë sepse janë hapur vetëm kutitë e para, ama ata janë në kryesim dhe ky është një trend tregues pozitiv.
"Isha në Klos për të ndjekur votimet. Klosi është një vend që jo thjeshtë ka votuar djathtas por ka qenë nën thundrën e Bedri Hoxhës por tani është një çlirim. Tani jemi në kutinë e dhjetë dhe avantazhi i Valbonës është mbi 400 vota. Në Bulqizë kutitë e para i fiton ndjeshëm Festime Mjeshtri.
Jam në Peshkopi për të parë si shkon votimi dhe për të marrë një fitore të madhe. Unë besoj që për momentin nuk është avantazh i thellë pasi janë kutitë e para por një trend tregues. Të katër bashkitë do të udhëhiqen nga socialistët, e meriton këtë Dibra. Besoj se do të kemi një avantazh të thellë në të katër bashkitë", u shpreh Belinda Balluku.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
