Barcelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 27-të
Barcelona ka siguruar titullin e saj të 27-të dhe të parin që nga viti 2019 falë fitores "tenistike" 4-2 në derbin e katalonisë ndaj Espanyol.
Kjo ishte fitorja e 28 e Blaugranave në këtë sezon të cilit i kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t'u luajtur.
Katalanasit siguruan plot 85 pikë, 14 pikë më shumë se rival i tyre historik Real Madrid, ndërkohë që janë në lojë edhe 12 pikë të tjera për të thelluar rekordin.
Çelësi i triumfit, çuditërisht ka qenë rekordi fantastik i mbrojtjes së Barcelonës.
Ekipi ka pësuar vetëm 13 gola në 34 ndeshje gjatë gjithë sezonit, duke i dhënë portierit të tyre, gjermanit Marc-Andre ter Stegen, mundësinë që të vendosë një rekord të ri me rrjetat e paprekura deri në fund të sezonit.
Sezonin e ardhshën, Barça shpreson që t’i rikthehet formës në Europë, pasi përjetoi një sezon mjaft zhgënjyes në Champions dhe Europa Leaguen Në Champions u eliminua pas humbjeve turpëruese me Bayern e Inter, ndërsa në Europa League u eliminua nga Manchester United në fazën e 1/16-ve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
