Ardian Çela në pararojë në Durrës për PS dhe thumbon Igli Carën e “Koalicionit”: Unë nuk e di se çfarë pune ka bërë ky zotëria në 33 vjet!
Ardian Çela, drejtues i PS në qarkun Durrës në daljen televizive në mesditë tha se në 197 kuti të numëruara nga 342 në total, kandidatja e PS, Emirjona Sako është 6100 vota diferencë me kundërshtarin Igli Cara dhe pritet që ky rezultat të thellohet.
“Nuk e di kujt i referoheni si bastion i majtë apo djathtë, sepse tashmë ka shumë mandate që Durrësi administrohet nga e majta. Ne i kemi pasur projeksionet dhe sondazhet që në shtator dhe kemi qenë gjithmonë të sigurt për kandidatin tonë” tha Çela për Vizion Plus.
“Ky është një shpërblim i punës që ka bërë qeveria me rindërtimin dhe problematikat që ka pasur qyteti dhe gjithë puna që është bërë me strukturat. Nuk është rastësi një rezultat i tillë. Ne nuk jemi të shqetësuar. Do të vazhdojmë punën për të realizuar ato projekte që ka qeveria ka për bashkinë e Durrësit” tha Çela.
Ky është mandati i 7-të që konfirmohet për PS në bashkinë e Durrësit. Ndërkohë që Çela pati edhe një mesazh për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara.
“Nuk e di se çfarë pune ka bërë ky zotëria në 33 vjet. Më thoni një punë që ka bërë” tha Cela.
Ndërkohë ai tha se edhe në bashkitë e tjera të qarkut PS është fituese. Ndërkohë informoi se në Shijak puna është ndërprerë nga numëruesit e koalicionit opozitar.
Edhe pse ka rënie tha Çela në Durrës me 20 mijë vota, ne do të arrijmë të ruajmë votat për PS ato që kemi marrë në 2021.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
