E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belinda flet për betejën e saj me drogën

Këngëtarja Belinda Carlisle ka qenë e hapur në tregimin e saj për betejën me drogën duke thënë se ajo i është kthyer jetës normale pas drogimit, që kishte pasur në një hotel.

Këngëtarja i ka bërë këto komente në emisionin amerikan “Good Morning America”, ku këngëtarja e viteve ’80 ka treguar se ai ajo ishte mbyllur në një hotel në Londër dhe kishte marrë shumë drogë saqë shumë njerëz kishin menduar se ajo ka vdekur.

“Shkova në Londër për biznes mirëpo kalova disa ditë e mbyllur në hotelin tim duke marrë kokainë”, ka thënë Linda.

“Kam bërë shumë qejfe në jetën time të cilat i konsideroj si të kaluara dhe kam abuzuar me veten për 30 vjet. Kur kam shikuar sytë e mi në pasqyrë nuk kam ditur se kush jam. Dritat ishin ndalur (nuk kishte parë) dhe mendova se vdiqa”.

“Ishte e frikshme – kurse tani nuk di të mendoj për mbidozat që kam marrë me drogë ku njëherë të tjerët kanë menduar se kam vdekur në atë dhomë hoteli”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›