Brazili e do titullin

Brazili është Kombëtarja më e suksesshme në histori të klubit. Ata janë ekipi i vetëm që ka fituar pesë herë Kampionatin botëror (1858, 1962, 1970, 2002) si dhe janë i vetmi shtet që mori pjesë në çdo edicion të garës. E vetmja garë e rëndësishme ndërkombëtare të cilën ende nuk e kanë fituar është Olimpiada.
Kualifikimi
Brazili përfundoi në pozitën e parë të grupit nga regjioni i Amerikës së Jugut duke përfunduar kampanjën kualifikuese me 33 pikë nga 18 ndeshje me bilanc prej 8 fitoreve, 7 barazimeve dhe vetëm 2 humbjeve. Golaverazhi + 22.
Pikët e forta
Ndërprerjet dhe kundërsulmet e shpejta janë specialitete të Brazilit me selektorin Dunga. Goditjet nga këndi dhe goditjet e lira afër zonës së rrezikshme shpeshherë përfundojnë me gola. Kundërsulmi udhëhiqet nga shpejtësia e Leite Kakas.
Pikët e dobëta
Brazili ka vështirësi kur përballet me ekipe që kthehen prapa dhe mbrohen. Mbrojtja e Brazilit është mjaft e fortë por krahu i majtë di të thyhet.
Trajneri
Emërimi i Carlos Dungas më 2006 ishte kritikuar ashpër nga mediat lokale për shkak të papërvojës së tij në detyrë. Mirëpo, me rezultatet e arritura ai ka dëshmuar se e meriton postin. Dunga pëlqen të luaj në formacionin 4-2-3-1 por shpeshherë mbështetet edhe në 4-3-1-2.
Yjet e ekipit
Leite Kaka është lider i ekipit Kombëtar. Futbollisti më i mirë në botë nga viti 2007 do të bëjë paraqitjen e tij të tretë në Kampionat botëror. Ai tashmë ka fituar titullin më 2002. Ndërsa, Luis Fabiano ka blinduar pozitën e qendërsulmuesit duke siguruar fanellën me numrin 9. Ai ishte realizatori më i mirë i Brazilit në kualifikime. Julio Cesar është pasardhës i denjë i Taffarelit dhe konsiderohet në mesin e portierëve më të mirë në botë.
Momenti më i mirë në histori
Ekipi i vitit 1970, edhe sot konsiderohet si më i miri në histori të futbollit. Epërsia 3-1 ndaj Italisë në finale të Kampionatit botëror nuk iu mjaftoi andaj një aksion i filluar nga Clodoaldo i cili shërbeu për Pelen, i mundësoi në fund Carlos Albertos të shënon golin e katërt dhe të përmbyllë garën e përkryer për Brazilin.
Objektivi në Botërorin 2010
Si zakonisht në çdo Kampionat botëror, Brazili synon të fitojë titullin.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 91.7 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 67.7 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 48.8 %
Gjasat për të kaluar në finale: 35.0 %
Gjasat për ta fituar titullin: 23.6 %