Bell Parashikimet e qeverise teper optimiste

Ndërsa në Tiranë vazhdojnë debatet mes pozitës dhe opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm, Fondi Monetar thotë se parashikimet e qeverisë shqiptare janë tepër optimiste.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-drejtuesi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell thotë se në kushtet e paqëndrueshmërisë ekonomike në Evropë, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë edhe më e ulët.
“Fondi Monetar llogarit tani një rrezik të madh për recesion teknik në më shumë se një ekonomi të madhe evropiane. Kjo do të ketë pasoja për Shqipërinë patjetër dhe kjo do të ndodhë pavarësisht nga çfarë ka arritur Shqipëria ekonomikisht. Në bazë të zhvillimeve që po ndodhin tani, ne parashikojmë një rritje prej më pak se 2 përqind në 2011 dhe një deri në 1 presje 5 përqind në 2012
Gerwin Bell
Ish-drejtor i FMN-së për Shqipërinë Për t’u dhënë një shembull, në se kthehemi tre muaj pas, ne parashikuam se rritja ekonomike për Shqipërinë do të ishte 2,5 përqind këtë vit dhe 3,5 përqind për 2012. Në bazë të zhvillimeve që po ndodhin tani, ne parashikojmë një rritje prej më pak se 2 përqind në 2011 dhe një deri në 1 presje 5 përqind në 2012. Pra këto janë efekte reale që po përcillen nga ekonomitë kryesore evropiane tek ekonomitë e reja dhe partnerët e tyre tregëtarë”, ka deklaruar Bell.
Zoti Bell shpreh gjithashtu shqetësim për mandatin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
“Banka e Shqipërisë duhet të jetë një institucion i pavarur nga politika dhe politikanët, që t’i lejojë ata të marrin vendime të vështira, ndoshta jo popullore si rritja e interesave apo kërkesa që bankat të kenë më shumë kapital. Ka kaluar më shumë se një javë por guvernatori i Bankës është pa mandat. Kjo nuk është gjë e mirë të kesh një institucion të pavarur që drejtohet nga njerëz që nuk kanë mandat. Nuk dua të komentoj për meritat e personit të zgjedhur, por është e rëndësishme që të zgjidhet një person i kualifikuar me një mandat të qartë. Sigurisht, guvernatori Fullani është një njeri i kualifikuar dhe këtë e ka provuar, por dua të theksoj që të respektohet mandati i guvernatorit dhe bordit që ata të mund të marrin vendime ndoshta politikisht të vështira”, ka nënvizuar Bell.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Spanjë, ekonomia rritje zero
Ekonomia spanjolle regjistroi zero rritje në tremujorin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat e fundit statistikore të vendit. “Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Me revokimin e lincensës për kompaninë “Albanian Airlines”, ndryshon edhe terreni i lojës në tregun e fluturimeve ajrore, ku tashmë pritet të zhvillohet një betejë e fortë mes shoqërive për zotërimin e linjave.
Durrës, tatimet godasin bizneset pa kasa
Tatimorët bllokojnë aktivitetet dhe paralajmërojnë konfiskime dhe kallëzime penale për shkelësit e ligjit, pas një aksioni të një shkalle të gjerë në Durrës, bëri të ditur gjatë të premtes gazeta “Shqip”.
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë. Pensionet, “sulmi” mbi financat
Në vitin 2002 qeveria shqiptare miratoi një ligj që rriste moshën e daljes në pension me 5 vjet, si për burrat ashtu edhe për gratë.
Lajmet kryesore
Një monument i ri i Pavarësisë?
Reagon PS: Berisha nuk mund të ndryshojë historinë
Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Bulqizë, vritet minatori
Greqi, betohet qeveria e re