Sebastiano Grasso Mes poezisë, dashurisë dhe gazetarisë
11/11/2011 Ajo për të cilën shkruan është dashuria. Ajo që në fakt e bën të ëndërrojë dhe të jetojë.
Poezia që ai sjell ka fytyrën e gruas të dashur, të torturës e mbase edhe të “së ndaluarës” dhe fryma e njeriut plot ndjesi përhapet në çdo varg që serviret.
Njëkohësisht një gazetar i njohur, por edhe kryetar i PEN Qendrës së Italisë, poeti italian Sebastiano Grasso ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri.
I ftuari më i rëndësishëm i edicionit të këtij viti në Panairin e Librit, ai është i pranishëm sot në prezantimin në shqip të librit të vet poetik “Ti, në grackë nën qepalla” të shqipëruar nga miku i tij, poeti Visar Zhiti. Dje të dy poetët patën një bashkëbisedim në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” me nxënës të kësaj shkolle, një takim I organizuar nga PEN Albania nën drejtimin e Entela Kasit, me mbështetjen e drejtoreshës së kësaj shkolle, Mirela Berisha.
Ndërkohë nesër PEN Albania shpall për të parën herë çmimet vjetore PEN në Shqipëri. Sebastiano Grasso do të nderohet me çmimin “Shkrimtari i huaj i vitit” për botimin e librit të tij poetik; Visar Zhiti, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i komitetit të shkrimtarëve të burgosur në PEN (Qendrën e Shqipërisë), me çmimin “Përkthyesi i vitit” për të njëjtin libër. Ndërsa me çmimin si “Shkrimtari shqiptar i vitit” do të nderohet autori Sadik Bejko për librin e tij “Në sytë e gështenjave të egra”, një botim i PEN Qendrës së Shqipërisë.
Ndodheni për të parën herë në Shqipëri? ǒpërshtypje keni marrë prej saj?
Kam ardhur mbrëmë në orën 18.00 të pasdites dhe çfarë mund të shoh deri tani?! Është shumë pak…
Megjithatë, nuk ka tepër nevojë të shihni për të njohur poezinë shqiptare… Sa e njihni atë?
Njoh vetëm Visar Zhitin dhe Ismail Kadarenë.
Atëherë me kaq sa njihni, shihni ndonjë ngjashmëri mes poezisë shqiptare dhe poezisë suaj e asaj italiane?
Poezia është zëri i një populli dhe kështu mund të marrë forma të ndryshme, por është gjithmonë poezi.
Mund të rrëfeni udhëtimin tuaj me poezinë ndër vite?
Kam filluar të shkruaj poezi kur isha i vogël, 12-13 vjeç. Librin e parë e botova 17 vjeç, më pas 19 vjeç dhe më vonë erdhi një kohë që nuk po shkruaja më.
Në vitin 2000 e kam rimarrë poezinë. Atëherë njoha një grua të jashtëzakonshme, së cilës i kam kushtuar 300 poezi të shpërndara në 5 libra.
Një grua e jashtëzakonshme, e cila shërbeu si muzë. Mund të rrëfeni diçka më shumë për të?
Ishim të dy poetë. Të dy jo të lirë dhe ishte një histori shumë torturuese dhe mbase nga kjo është një frazë e Mikelanxhelos që flet për torturën dhe ekstazën e që në rastin tim duhet përmbysur e duhet të jetë: ekstazë dhe torturë.
Në këtë linjë duhet të kuptojmë që poezia është dashuri…
Sigurisht. Poezia është dashuri.
Pohuat se për vite me radhë nuk keni shkruar poezi. Kjo do të thotë se dashuria mungonte në jetën tuaj? Patët frikë se mos poezia ju braktiste?
Jo. Ishte diçka sikur dikush ka punuar për vite me radhë dhe fillova të ndiej lodhje. Më dukej sikur nuk isha në gjendje të ndieja më emocione të forta. Vjen një moment kur gjërat nuk të japin gjë të re, qoftë dhe poezia. Të duket sikur nuk ke më gjë për të thënë dhe kjo lodhje siç duket kërkonte një pushim.
Në të njëjtën kohë ju keni qenë gazetar i njohur dhe për vite me radhë, akoma dhe sot nuk keni rreshtuar së bëri gazetarin. Si ka ndikuar gazetaria tek poezia?
Ishte shumë e rëndësishme për të shkruarit. Sepse gazetari çfarë bën? Shkruan në mënyrë të qartë për të qenë i kuptuar. Atëherë ç’ndodh? Gazetaria ka pasuruar shumë idiomën, mënyrën e të shkruarit, sepse kjo mani, të qenit i qartë u bë një natyrë e dytë e imja në të shkruar dhe si e tillë u bë e natyrshme dhe nga mani u kthye në shprehje.
Kam dëgjuar dhe mbase është një lloj klisheje se të shkruarit tepër në gazetari të konsumon dhe të than për sa i përket krijimtarisë së mirëfilltë letrare…
Jo. Sepse kam pasur fatin të zgjedh. Shpesh kjo ndodh kur bën një punë që nuk të pëlqen. Unë kam pasur fatin të mund të zgjedh dhe, kur bën punën që do, ke bërë gjysmën dhe nuk të rëndon shumë. Zakoni të shkatërron dhe entuziazmin më të fortë, por puna jonë është një punë që, edhe pse ngjan e njëllojtë, është gjithmonë e ndryshme. Është subjekti që ndryshon gjithmonë.
Si ndodhi që u bëtë gazetar? Cilët janë ata persona që ndikuan tek ju për sa i përket gazetarisë?
Nuk ka ndikuar askush. Gjithmonë më ka pëlqyer të shoh të stampuar, të shtypur atë që unë thosha. Për një libër duhet të presësh një, dy apo tre vjet që të dalë, kurse në gazetë shkruan dhe sot dhe e sheh të botuar të nesërmen.
Si e sheh gazetarinë sot në krahasim me disa vite më parë?
Të përkeqësuar. Flas për gazetarinë e shkruar. Sepse ka humbur aureolën që ka pasur dikur dhe aventurën e vet. Ti dikur prisje që një gazetar i madh të bënte një udhëtim. Për shembull Alberto Moravia paguhej nga “Corriera della Serra” vetëm për udhëtimet që bënte. Kurse sot kjo magji ka humbur. Ai shkruante reportazhe, kurse sot ke agjenci udhëtimi e mund të vizitosh e udhëtosh vetë. Kështu gazetaria udhëtuese e ka humbur atë kuriozitet që ka pasur më parë. Nuk ke më ndërmjetës tani, se një ndërmjetës bënte që të galoponte fantazia jote. Sot nuk ke nevojë për këtë medium në mes. Kjo, në fakt, nuk do të thotë se dje ishte më mirë e sot më keq. Por se ka përfunduar funksioni i një lloji të gazetarisë. Gazetaria është bërë më keq se gazetari nuk bën gjë tjetër vetëm se stampon, rregullon, inkuadron një lajm. Në këtë drejtim tani është imazhi televiziv që jep lajmin, kurse gazetari fut lajmin.
Krahas miqësisë që keni prej më shumë se 20 vitesh me Visar Zhitin, ju keni pasur mik edhe piktorin shqiptar Ibrahim Kodra. ǒmund të nënvizoni nga njohja me të?
Kemi qenë shumë miq për 35 vjet. Ndërkaq ai ka bërë vizatime më 1971 për librin tim, bashkë me piktorë të tjerë, të quajtur “Loja e kujtesës”. Pas kësaj jemi bërë shumë miq.
Si të vjen ndër mend Kodra?
Ishte njeri i mrekullueshëm. Kishte pafajësinë e engjëjve dhe ishte piktor i madh e burrë i jashtëzakonshëm. Ka pasur një inteligjencë të madhe, edhe pse ishte gjithmonë i tërhequr dhe shumë i rezervuar. Kishte rezervimin e një njeriu që mendonte. Shqiptarët që njoh janë artistë dhe janë të tillë: Kadare, Visari dhe Kodra. Kanë njëlloj tërheqjeje dhe modestie jo të artistit, por të njeriut.
Njohja me këta artistë padyshim ka bërë që të krijonit një imazh për shqiptarët. Ishte ky imazh i ndryshëm nga ai që përcillte media?
Janë dy realitete të ndryshme, pasi shumë shqiptarë vijnë në Itali dhe kërkojnë punë ashtu si dikur italianët që kërkonin aventurën, një punë në SHBA. Unë kujtoj se kur erdhi Kadare për të tërhequr çmimin “Lerici Pea”, erdhi dhe konsulli shqiptar i Gjenovës, që është një fisnik i vjetër i familjeve shqiptare Durrachio. Për të bërë diçka të këndshme ftuan gjithë shqiptarët e asaj zone ku jepej çmimi në Liguria. Erdhën shqiptarë që ishin muratorë, elektricistë, që letërsia u intereson shumë pak ose hiç dhe, ndërsa flisnim për këto gjëra me Kadarenë, u mblodhën dhe bënin zhurmë. Kishte dhe fëmijë që qanin dhe kjo krijonte dhe mërzi. Faji nuk është i shqiptarëve që erdhën aty, por i atij që i ftoi, se unë nuk mund të ftoj një person që nuk i intereson fare letërsia, se të kesh interes për letërsinë është një privilegj. Ata kishin probleme të jetës, të punës, të bukës. Nuk ishte faji i tyre. Ata ishin thirrur në një manifestim që nuk u interesonte. Kishin probleme të tjera, shumë më dramatike.
Në bashkëbisedimin e mëparshëm me nxënësit përmendët që keni pasur prirje për muzikë. Si e shihni, në fakt, lidhjen e arteve të tjera me poezinë?
Pikërisht këtë të diel në “Corriere della Serra” kam një artikull për një artist të famshëm, piktor, skenograf, kostumograf, që quhet Luigi Veronezi, që duke nisur nga Kandiski kanë bërë lidhjen e artit të tyre me muzikën.
Një notë muzikore i korrespondon një ngjyre. Muzika, poezia, piktura, ngjyra, kolori kanë gjithmonë një themel të përbashkët.
Në ç’mënyrë është “i veshur” një poet në imagjinatën tuaj?
Kur isha i vogël e thoshin “ky është një poet i madh”, e imagjinoja si të madh edhe fizikisht, si një monument të lartë 3 m. Kur i njoha këta poetë të mëdhenj, pashë që kishte nga ata që ishin të gjatë sa unë, madje kishte që ishin edhe më të shkurtër…
Po veten e njihni? Si mund ta përshkruanit me aq sa e njihni?
Një poet që thërret dashurinë…
Kur ka qenë poezia e fundit që keni shkruar?
….(Mendohet) Nesër?! (E pyet poeti Visar Zhiti).
Po! (Dhe pastaj qesh…).
Bisedoi: Blerina Goce