E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurmet nuk jane te administrates


Ekspertët e kriminalistikës kthejnë përgjigjen e tyre për dy gjurmë gishtash të zbuluara në dhomën ku mbahen provat materiale në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke zgjeruar rrethin e personave të dyshuar për vjedhjen e një sasie lekësh në këto ambiente.

Gjurmët thanë burimet jo zyrtare, për Top Channel nuk janë të asnjërit prej punonjësve të gjykatës duke përjashtuar kështu dy punonjës të administratës të cilët ishin edhe të lakuarit kryesorë për këtë ngjarje.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka ngarkuar prokurorin Zeqir Hodo të merret me hetimet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje e cila derisa të zbardhet do të mbetet në përmasat e një skandali pasi është ndërhyrë në dhomën ku mbahen provat materiale të Gjykatës së Krimeve të Rënda, një gjykatë që monitorohet me masa të rrepta sigurie si dhe me kamera dhe ku ndodhen edhe prova të rëndësishme, sikurse përgjimet.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është përfshirë edhe komisarieti numër 3 që mbulon territorin ku ndodhet selia e Gjykatës së Krimeve të Rënda, por të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e saj nuk dhanë asnjë koment për veprimet që ata po kryejnë.

Në rrugë jo zyrtare mësohet se është marrë në pyetje kancelari i gjykatës, një punonjës i administratës si dhe magazinierja, të cilët kanë  shpjeguar detyrat e tyre në lidhje me mënyrën si administrohen provat dhe kush e mban celësin universal të kësaj gjykate.

Ndërkohë pavarësisht se Ministria e Drejtësisë deklaroi nëpërmjet zyrës së shtypit se brenda 24 orësh do kishte masa administrative për personat përgjegjës për këtë ngjarje, edhe pse kanë kaluar katër ditë  deri më tani nuk ka asnjë masë konkrete.

Të martën kryetarja e komanduar e kësaj gjykate, Etleva Deda njoftoi me urgjencë Ministrinë e Drejtësisë se në dhomën e provave ishte hapur brava dhe në zyrën që Top Channel e filmoi ishin vjedhur 50 mijë leke dhe 300 euro, pjesë e dosjes së të pandehurit Arben Veliko, nën akuzë për cështje droge.

Menjëherë Ministria e Drejtësisë dërgoi dy inspektorë për verifikime të mëtejshme, ndërkohë që jo zyrtarisht u deklarua se po kontrolloheshin të gjitha provat për të parë nëse ka apo jo ndërhyrje në prova të rëndësishme. Ajo që dihet është se hajduti nuk ka marrë asnjë send me vlerë mes të cilave 10 ora Rolex të sekuestruara dhe një unazë me diamant .

Për mediat kryetarja e gjykatës deklaroi se ky veprim ishte një sabotim i punës së Krimeve të Rënda dhe i dyshuari kryesor ndodhet brenda mureve të gjykatës. Por pavarësisht kësaj deklarate, hetuesit nuk kanë dalë ende në konkluzione të vlefshme që do të hidhnin dritë mbi këtë ngjarje.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, vritet minatori
Një minator humbi jeten sot ne Bulqize në zonen D, zonë në të cilen Ministria e Ekonomise pezulloi të gjitha lejet minerare për shkak të mungeses së sigurisë në punë. Vjedhja në gjykatë, ka gjurme
Policia e cila ka nisur hetimet për vjedhjen e një sasie parash në dhomën e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përvec marrjes në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, policia ka konstatuar edhe gjurmë në zarfin ku mbaheshin paratë e vjedhura.
“Tutori” i një fëmije 10 vjec, nën akuzë
Kur në rruge jo zyrtare flitet se mjaft te mitur shtyhen ne krime si vjedhja nga te rriturit, ne Gjykaten e Tiranes, si rralle ndonjehere nisi nje proces penal, ne te cilin eshte i pandehur nje banor nga Paskuqani, qe akuzohet se ka shtyre nje te mitur ne krim. Korcë, masa parandaluese për përmbytjet
Me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe prishjen e kushteve atmosferike Prefekti i Korcës ka ngritur Shtabin e Emergjencave Civile për qarkun e Korcës.
  "Shullazi", Kuvendi: Makina, jo e institucionit
Kuvendi i Shqipërisë mohon njoftimet e fundit ne media, se makina në cilën ndodhej Emiljano Shullazi në momentin e ndalimit është pronë e këtij institucioni.

Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
Bulqizë, vritet minatori
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›