E Martë, 3 Nëntor 2026

Bellingham te Reali… falë Vinicius: I dërgoja mesazh çdo ditë

Miqësia mes Jude Bellingham dhe Vinicius Junior është padyshim ndër më të sinqertat në botën e futbollit. Sulmuesi anglez u lidh menjëherë me shokun e tij të skuadrës pas mbërritjes së tij te Real Madrid, megjithatë lidhja e tyre ka baza të forta që e lejuan britanikun të zbarkonte në Spanjë.

Një sfond i konfirmuar nga vetë Vinicius në një intervistë të dhënë për “TNT Sports”. “Unë absolutisht doja që Bellingham të vinte te Real Madrid. I dërgova Jude shumë mesazhe vitin e kaluar, ia dërgoja pothuajse çdo ditë për t’i thënë të bashkohej me ne”, tha braziliani.

Por edhe Bellingham nga ana e tij nuk i kursen lavdet për brazilianin duke e konsideruar atë si më të mirin në botë: “Është i jashtëzakonshëm, në këndvështrimin tim, Vinicius është më i miri në botë. Një ndër më të talentuarit me të cilët kam luajtur”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›