Levandovski tremb Barcelonën, sot mësohet shkalla e dëmtimit

Mbrëmja në “O Dragao” ka qenë negative për Barcelonën pasi ka humbur shërbimet për shkak dëmtimi shërbimet e Levandovskit. Sulmuesi polak është detyruar të lërë fushën e lojës pas rreth gjysmë ore lojë për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër të njërit nga mbrojtësit e Portos.
Për momentin klubi nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme rreth dëmtimit të polakut, i cili pritet sot t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve më të hollësishme.
Deri më tani sulmuesi polak ka humbur vetëm një takim për shkak dëmtimi. I referohemi atij kundër Majorkës. Nëse Leva nuk do të jetë gati për Garanadën atëherë mendohet se vendin e tij në majën e sulmit katalan e merr Ferran Torres, i cili shënoi emrin në listën e golashënuesve në takimin me ishullorët.