E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: "Rama te reflektoje per mendimin ndryshe"

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, kerkoi dje nga kryesocialisti Edi Rama qe te reflektoje per sa i perket mendimit ndryshe ne parti. Ne nje prononcim per mediat, themeluesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS, tha se kerkuan qe ne statut te kete edhe fraksione, oponence kolektive, gje qe nuk eshte pranuar. Ai tha se shumica e saj nuk e sheh te arsyeshme. "Ne do te kerkojme qe te aprovohet, por me sa shoh fryma eshte per te lejuar mendimin ndryshe, por jo veprimin ndryshe ne PS. Propozimet jane te njohura. Ato jane depozituar. Jane shprehur edhe me pare", deklaroi Bello. Zyrtari socialist tha se kane diskutuar me delegatet per propozimet per oponencen kolektive. Sipas tij, nje pjese me te cilet ka biseduar thone qe oponenca kolektive kur partia eshte ne opozite ndoshta nuk eshte e mirepritur. "Une uroj qe zoti Rama te reflektoje dhe te krijoje nje frymemarrje per te gjithe zerat ndryshe brenda partise sepse ne rast se do te veprohet me gjueti shtrigash per te eliminuar ata qe mendojne ndryshe kjo do ta rrudhe PS", u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›