E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: "Statuti, s'me pyeten per ndryshimet"

Deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje se degjoi me shume vemendje rezoluten e lexuar nga deputetja Hysi dhe i beri pershtypje qe pika e kutive ishte pika e fundit. Ne nje prononcim per mediat, zyrtari lart socialist tha gjithashtu se i beri pershtypje fakti qe shprehen per nje bashkepunim me qeverine, nje qeveri e dale nga nje pozite te cilen ata nuk e njohin. "Une nuk mund te flas as per ndryshime ne statut, as ne ndryshime ne program, megjithese vrazhdoj te jem sekretar i Programit, nuk i kam pare as ndryshimet ne statut dhe as ne program, nuk kam marre asnje kopje", deklaroi Harasani. Sipas tij, ka dy qendrime te cilat nuk arrin t'i kuptoj. Sepse, sic tha ai, nese thuhet se PS ka fituar zgjedhjet, atehere s'e kupton pse ka nevoje per ndryshime ne program, se pse ka nevoje per ndryshime ne statut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›