E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ngjitet ne vend te dyte, "bie" Besa ne Durres

Aranit Muraci
Tirana seleksionoi fitoren e trete radhazi dhe eshte ngjitur ne vend te dyte te kampionatit te Kategorise Superiore. Nje ecuri e pabesueshme dhe permbysje qe nuk ishin cuar as ne mendjen edhe te tifozit me optimist ne kampin bardheblu, para pak javesh kur kjo skuader rrezikoi deri edhe ne renien ne nje kategori me poshte. Ne Peqin, kampionet ne fuqi, fale golit te kapitenit te skuadres Devi Muka moren tre pike te cmuara dhe u ngjiten mbi Besen e Kavajes, skuader qe mbajti vendin e dyte per shume kohe. Tirana, pas ardhjes se Sulejman Staroves nuk ka njohur asnje pengese dhe ka marre maksimumin e pikeve. Ne nje stadium te boshatisur ne Peqin, kryeqytetasit ia kane dale mbane ne menyre spektakolare, duke ruajtur golin e shenuar 15 minuta pas fillimit te lojes dhe kane ruajtur avantazhin deri ne fund te ndeshjes. Javes qe vjen Tirana do te luaje ndaj Lacit, nje rivale tjeter direkte per te konkurruar ne Evrope. Por ndryshe nga sfida me peqinasit, skuadra e Staroves do te kete mundesi qe te perballet kete jave ne kryeqytet, cka do te forconte pozitat e saj per te mbajtur vendin e dyte dhe siguruar Evropen, ne rast triumfi. Lacianet kane fituar me Gramozin ne "shtepi" dhe vazhdojne te mbajne ne presion bardheblute. Ashtu sic parashikohej ne fillim, ekipet qe pretendojne zonen evropiane, me nje humbje rrezikojne edhe renien ne nje kategori me poshte. Besa e Kavajes pervec se humbi vendin e dyte, me disfaten e pesuar ne Durres, ne rast se vijon me rezultate zhgenjyese edhe ne ndeshjet e ardhshme rrezikon po ashtu te zhytet ne zonen e "turbullt" ne fund te edicionit. E pabesueshme nga ana tjeter e medaljes, pra kur rrezikoi seriozisht deri pak kohe me pare, eshte ecuria e Vllaznise se Shkodres. Pas fitores se djeshme ne "Lori Borici", 3-2 ndaj Skenderbeut te Korces, shkodranet jane ngjitur shume prane vendit te dyte, Tiranes. Nje pike e ndan Vllaznine nga skuadra kavajase dhe dy nga Tirana e vendit te dyte, qe do te thote se me rezultatet e ndeshjeve te fazes se trete, Vllaznia ka qene me e suksesshme nga te gjitha skuadrat e tjera. Vllaznia dhe Besa do te ndajne mes tyre edhe finalen e Kupes se Shqiperise, me 9 maj dhe nepermjet ketij kompeticioni dy klubet ne fjale shohin nje mundesi per te konkurruar ne Evrope.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›