Bello: Socialistët prej të hënës në Kuvend, do thyejmë bojkotin
Deputetët socialistë, përfaqësues të mendimit ndryshe në Partinë Socialiste janë shumë pranë thyerjes së bojkotit parlamentar. Pas deklaratës së djeshme tëe Komisionerit për zgjerimin Olli Rehn ku i kërkoi opozitës të kthehet në Kuvend, dhe pëlqimit të 27 vendeve anëtare të bllokut për të mbështetur aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, kundërshtarët e bojkotit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës i kërkojnë grupit parlamentar socialist t’i kthehet që prej javës së ardhëshme sallës së Kuvendit. Sipas Bellos opozita nuk mund të vazhdojë të jetë vetëm në rrugë duke protestuar në një moment kaq historik për Shqipërinë dhe shqiptarët.