Plani i Tiranës, Rama akuzon qeverinë për vonesa
Gjatë një takimit me ndërtuesit në Tiranë, Rama tha se plani rregullues i Tiranës ka përfunduar tashmë, por Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) po e vonon atë.
Sipas tij, këto vonesa janë të pa kuptimta, ndërsa akuzon qeverinë se po humbet çdo ditë sfidat që ka vendi. Duke folur për pronën në qendër të Tiranës, e kthyer së fundi në arenë debati midis bashkisë dhe qeverisë, Rama theksoi se në këtë rast, qeveria u shfaq si grabitëse e pronës private.
“Shfaqja e qeverisë në qendër është e pa tolerueshme. Qeveria ndryshoi tre herë alibi në tre ditë. Kjo pronë u tjetërsuar për interes të Sali Berishës”, theksoi Rama. Për sa i përket ndërtuesve, Rama tha se nuk ka një ligj të përshatshëm për këtë kategori biznesi, duke përmendur këtu edhe problemet e mëdha me tituj dhe dokumentet e pronësisë.
Në këtë takim, Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një momerandum bashkëpimi me Shoqatën e Ndërtuesve në vend.