E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shqipëria e angazhuar në arritjen e standarteve demokratike

Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe aspiruese për integrimin europian është e angazhuar në përmbushjen e standarteve demokratike, ku pjesë e rëndësishme është lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës, Bamir Topi në fjalën e mbajtur në samitin e Krans Montanës në Francë. Topi tha se qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të madhe jo vetëm miratimit të një kuadri bashkëkohor ligjor, por është kujdesur edhe për thellimin e bashkëpunimit me strukturat e agjensive informative e të sigurisë, ato të policisë dhe të prokurorisë të vendeve të rajonit
Topi “Shqipëria është në pritje të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e angazhuar në përmbushjen e standarteve demokratike, pjesë e rëndësishme e të cilave është edhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik. Ne e kemi shtrire bashkepunimin me vendet e Evropes Juglindore ne keto thellim te punes me strukturat e agjencive informative te sigurise, strukturat e policise e prokurorise se vendeve te rajonit. Po ashtu kemi marre masa per menaxhimin e integruar te kufijve, monitorim te transaksioneve financiare te dyshimta, evidentim dhe goditje te formave te korrupsionit. Këto janë arsyet që Shqipëria sot është jo vetëm vend i NATO-s dhe është në rrugën e saj të sigurtë drejt anëtarësimit për në familjen evropiane”.
Forumi i Krans Montanës me temën “Bota pas G-20-s, qeverisja globale dhe luftën kundër krimit transnacional” po zhvillohet në Pallatin e Asamblesë Kombëtare në Paris. Të ftuar të posaçëm në këtë Forum së bashku me Presidentin e Republikës, do të jenë dhe Princi Nikolaus Fon Lihtenshtajn, Ambasador në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe Ygete Labele, Kryetare e Transparency International.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›