Bellocchio: I thashë Aldo Bumçit paska tolerancë absolute në Shqipëri, më tha jo, është harmoni
Intervistë me regjisorin italian, Marco Bellocchio, fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Venecias dhe fitues i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës me filmin Vincere për Tonight, Ilva Tare, në Ora News.
Fakti që në filmin Vincere ju flisni për gruan e parë të Musolinit, për të kaluarën fashiste, mendoni se ka ndikuar që shqiptarët, të cilët vijnë nga një e kaluar diktatoriale ta pëlqejnë apo të gjejnë një pjesë të kaluarës së tyre në këtë film?
Nuk e di, pasi Shqipëria ka pasur një fat ndryshe nga Italia. Ajo ka qenë viktimë e vetë diktatorit, Musolinit, pastaj erdhi një tjetër, mbase edhe më i keq, nuk e di. Pra ka kaluar dy diktatura. Por mendoj se filmi të përfshin pikërisht sepse historia përcillet nëpërmjet një gruaje, një personazh i zakonshëm, por që bie verbërisht në dashuri me diktatorin e ardhshëm, dhe në të njëjtën kohë, është e vendosur të refuzojë çdo lloj kompromisi, deri në vetëshkatërrim, deri në një çmenduri negative. Në këtë kuptim ka dhe një ekzaltim institucional, pra ajo rebelohet, por për të qenë gruaja e tij. Mendoj se përmes personazhit të saj mund të kuptohet historia e drejtpërdrejtë dhe pastaj ajo e tërthortë e Musolinit. Kjo është ajo që ngjall interes.
A mendoni se italianët kanë reflektuar mbi gabimet e bëra në të shkuarën, lidhur edhe me periudhën e fashizmit, apo nuk e konsiderojnë atë një gabim të së shkuarës?
Mendoj se pjesa më e madhe po. Rënia e fashizmit erdhi nga gabimi i madh i Musolinit që hyri në luftë. Deri në vitet 40 ai kishte mbështetje shumë të madhe. Lufta ishte një katastrofë, e cila e bëri një pjesë të mirë të italianëve, të kuptonin se Musolini dhe fashizmi po i çonin drejt një katastrofe. Sot fashizmi është i ndaluar me ligj, as e djathta ekstremiste, me parime fashiste, thuajse nuk ekziston më. Por në këto kohëra ka lëvizje që risjellin tema mbi intolerancën, mbi mbylljen e kufijve, mbi një farë autokracie, sdo ta quaja as nacionalizëm, pasi, në fund të fundit Lega Nord (Lidhja e Veriut) është një lloj nacionalizmi padan. Ata kërkojnë një atdhe padan, ndërsa gjatë fashizmit kërkohej një atdhe, Italia.
Mendoni se vendet ku ka pasur diktaturë për një periudhë kohe, janë të mbrojtura pra të imunizuara nga rreziku i rikthimit të diktaturës në një moment të dytë, nëse populli e lejon?
Këtë nuk e di. Zakonisht diktaturat vendosen kur ka vërtetë situata të një shpërbërjeje ekstreme të shtetit, krizë ekonomike, pra situata ekstreme për shtresat e gjera të popullsisë. Atëherë mund të vendosen fillesat e një revolte që mund të kthehet në diktaturën e dikujt. Meqenëse gjithçka po globalizohet, edhe pse si dihet si do shkojë me zgjedhjet në Greqi, në Francë etj, Evropa, në një farë mënyre, mund të shmangë puçet ushtarake apo diktaturën në një vend evropian, pastaj nëpër botë sdi çtë them.
Pra ju mendoni se nuk ekziston një vaksinë kundër diktaturës?
Vaksina mund të jetë një lloj tolerance, apo pjekurie. Unë shkëmbeva dy fjalë me ministrin tuaj të Kulturës. E pyeta në mënyrë pak naive – Shoh se këtu ka një tolerancë absolute. Dhe ai më tha: – Jo, ka harmoni. Faktikisht, është një koncept i ndryshëm. Njerëzit nuk janë tolerantë ndaj njëri-tjetrit, pasi vetë toleranca përmban një sjellje të sforcuar për të mos thënë jo. Janë mendjet ato që duhet të ndryshojnë, të kenë liri, gatishmëri, një marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore, do të thosha një shëndet mendor, që do ta shmangte pa dyshim vendosjen e çdo lloj diktature.
Në një nga intervistat tuaja, kur flisni për filmin Vincere, thoni që Duçe bënte politikë përmes radios dhe kinemasë, ndërsa sot, politika bashkëkohore bëhet përmes televizionit. Siç ishte edhe rasti i Berluskonit në Itali. Ishte një sulm ndaj tij?
Jo, ishte thjesht një e vërtetë historike. Musolini kishte disa aftësi, përndryshe smund të shpjegohet si arriti kaq lart. Kishte aftësinë të kuptonte turmën, njerëzit, popullin. Në atë moment ai kuptoi fuqinë e madhe të imazhit. Deri atëherë, politikanët italianë punonin në parlament, në ministri, por ishin si fytyra të padukshme. Para Musolinit, askush si mban mend fytyrat e ministrave të parë të shtetit Italian. Ndërsa ai e imponoi fytyrën e vet, prej luftëtari, udhëheqësi dhe meqë ia lejoi edhe koha, përdori propagandën përmes radios dhe kinemasë, të cilat sishin përdorur kurrë më parë.
Pra sipas jush televizioni bën vetëm propagandë?
Televizioni shtrihet dhe bën një shpërndarje të hapësirave, në të cilat ftohen parlamentarë apo politikanë të ideve apo partive të kundërta, ku njëri thotë diçka dhe tjetri diçka tjetër. Në fund, këto dy të vërteta të ngjashme por edhe të kundërta, priren të njësohen. Ndaj unë nuk e shoh më politikën, pasi nuk gjej asnjë dobi, por kush e sheh ose heq dorë nga vota ose nuk merr asnjë kënaqësi nga debatet televizive, edhe pse këto debate, të paktën në Itali, kanë gjithmonë të njëjtët aktorë. Se di nëse ndodh e njëjta gjë edhe në Shqipëri. Ata rikthehen gjithmonë nëpër televizione, sikur të ishte një kompani aktorësh. Drejtuesit e shfaqjeve televizive i thërresin vazhdimisht. Janë gjithmonë të njëjtët dhe thonë të njëjtat gjëra.
Çfarë gjykimi keni për politikën në Itali?
Nuk e konsideroj veten aspak si një person që ska interes për politikën. Por po të flasim për partitë e mëdha, nuk më duket se janë në gjendje ta përballojnë situatën. Ata diskutojnë ende probleme që lidhen me mbijetesën e tyre, të partisë, zgjedhjeve, ndërkohë që mendoj se ekzistojnë probleme më të mëdha, më të përgjithshme, më kolektive. Kur flasin për uljen e pagave në parti, kjo është diçka e vogël, që nuk ndryshon apo modifikon krizën e Italisë.
Ju mendoni se ndershmëria është shumë e rëndësishme në politikën e këtyre kohërave?
Para së gjithash ndershmëria, por edhe programet. Unë pajtohem me një sërë parimesh të Partisë Radikale; për ligjin mbi jetën, mbi embrionet. Politika italiane është shumë e kushtëzuar nga kisha, nga hierarkitë vatikanase, nga parimet e kishës, dhe kjo sështë gjë e mirë.
Në Itali ekziston ideja se për të qenë një intelektual apo për tu konsideruar si i tillë, duhet ti përkasësh të majtës. Pajtoheni me këtë mendim? Është i drejtë sipas jush? Dhe nëse është kështu, pse?
Jo, mendoj se kjo ka ekzistuar deri para pak vitesh. Tani, meqenëse edhe vetë të majtët thonë se janë të majtë por, gjithmonë e më tepër njerëz pohojnë se e majta dhe e djathta tashmë janë njëlloj, nuk ndryshojnë mes tyre. Të gjithë janë të etur për pushtet, tek të gjithë janë parimet e korrupsionit, ndaj dhe të bërit karrierë, p.sh. në universitet,apo në fushat e kulturës, kinemasë, gjit