Fyle Ne Tirane per zgjedhjet cduhet bere qe te mos kontestohen

“Erdha për të diskutuar për çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar, ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen” Kështu e ka komentuar arsyen e vizitës në Shqipëri komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, ka pasur një axhendë të ngjeshur takimesh me krerët e politikës shqiptare.
Rreth orës 10.45 komisioneri është takuar me kryeministrin Sali Berisha në selinë e qeverisë. Gjatë takimit që zgjati për rreth 1 orë e 10 minuta, është diskutuar mbi situatën politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet të 23 qershorit.
Më pas, zyrtari i lartë europian i është drejtuar selisë rozë, kur ka pasur një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit, në një deklaratë të Partisë Socialiste thuhet se Rama dhe Fyle diskutuan mbi fatin evropian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve. Kryesocialisti Rama, ka paraqitur propozime konkrete për të garantuar, sipas deklaratës së PS-së, lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve. Pas këtij takimi, komisioneri pati një drekë pune me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Volfarth pas takimit me Fylen: Shqipërisë i duhet lojë në ekip
“Do doja të thoja një mesazh të thjeshtë. Shqipëria pret të shohë lojë në ekip nga udhëheqësit politikë. Dhe loja në ekip është ajo që duhet për të çuar vendin përpara. Po pres më padurim të shoh rezultatet e vizitës së komisionerit Fyle”- deklaroi amabasdadori i OSBE-së në Tiranë pas takimit me komisionerin e Zgjerimit.