Ben Arfa: Nuk jam një skllav
Moment shumë i vështirë në shtëpinë e Olimpikut të Marsejës. Ndërsa trajneri Didier Deshamp duhet të përballojë një situatë shumë delikate në kampionat pas nisjes jo të mirë të kampionatit të këtij viti ku në dy ndeshje kanë humbur dy, shoqëria duhet të mbajë në skuadër apo të prishë kontratën me Hatem Ben Arfa. Përplasja mes drejtuesve të shoqërisë së skuadrës nga Velodrom me futbollistin e Kombëatres transalpine jo vetë që nuk po zgjidhet por ajo po bëhet gjithmonë e më intensive pasi edhe sulmet e ish sulmuesit të Olimpikut të Lionit sa vjen e po shtohen. Në fakt Ben Arfa që ka shënuar golin e vetëm të Francës në humbjen kundër Norvegjisë dëshiron të transferohet në Angli te Njukasëll United. Olimpiku i Marsejës nuk e përjashton mundësinë e shitje së Ben Arfa por nuk ka pranuar ofertën e bërë nga Njukasëlli për sulmuesin Franko-Tunizian i cili për Lekip ka bërë të ditur se është i gatshëm për të bërë gjithçka. Nuk do të rikthehem më te Marseja,ka përfunduar. Jam gati që të humbasë të gjithë sezonin nëse është e nevojshme. Unë kam dinjitetin tim dhe krenarinë time. Fakti që paguhemi nuk ka bën të jemi skllevër të shoqërive.