E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Himarë, vetëdorëzohet autori

është vetëdorëzuar nbë Prokurorinë e Vlorës, shtetasi Ilir Muka, i kërkuar prej tre ditësh si autor i ngjarjes në Himarë.
Muka akuzohet se ka aksidentuar qëllimisht shtyetasin Aristotel Guma, 35-vjeç, ngjarje e cila shkaktoi reagiminmadje edhe të politikës greke.

Muka, 20-vjeç është dorëzuar rrëth orës 19:30 minuta të mbrëmjes së të dielës. Sipas policisë lokale, 20-vjeçari ka qëndruar i fshehur në Tiranë për tre ditësh e shkuara kur ai ishte në kërkim nga policia.

Policia vuri në dispozicion 20 mijë dollarë amerikanë për të gjithë ata që jepnin informacion mbi vendodhjen e Mukës, por ai është dorëzuar vetë duke deklaruar para organeve të rendi se ishtë dorëzuar për të dhënë përgjigje mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›