E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez mbyll epokën Murinjo: Fitoret për meritë të lojtarëve

Që do kishte polemika në distancë mes Hoze Murinjos dhe Spanjollit Rafa Benitez kjo dihej por që këto do të fillonin pa filluar sezoni kjo nuk ishte e parashikuar.Të dy trajnerët mbahen mend edhe për polemikat kur të dy drejtonin në Premier League Benitez Liverpoolin dhe Murinjo Chelsean. Para pak ditësh Murinjo kishte thumbuar Benitezin pasi ka bërë të ditur se spanjolli nuk do të fitojë kurrë aq shumë tituj sa ka fituar luzitani në San Siro me zikaltërit dhe kundërpërgjigja e Benitez nuk ka vonuar. Spanjolli ka folur për skuadrën e tij të re një klub të madh në Itali dhe Europë. "Të drejtosh Interin nuk është një detyrim por nder. Unë kam ardhur të stërvisë zikaltërit pasi më ka shtyrë edhe krenaria të drejtoja një skuadër që ka fituar shumë tituj sezonet e fundit dhe është në majën e futbollit Europian" theksoi Benitez. Benitez më pas ka treguar edhe mënyrën e tij të punës. "Unë e motivoj skuadrën duke i folur dhe unë nuk do të them kurrë. Unë dua të bëj kështu, por unë jam komunikues dhe lojtarëve do tu them, unë dua të bëj kështu ju çfarë mendoni. Më pëlqen më shumë të mësoj të tjerët sesa ti detyroj ata" theksoi më teh. Benitez është pyetur më pas se të kujt trajneri janë të gjithë trofete e fituar në të kaluarën dhe ai ka deklaruar. "Sipas meje të asnjë trajneri, janë të Interit të lojtarëve që kanë luajtur dhe të tifozëve që i kanë mbështetur" theksoi Benitez. Në këtë mënyrë Benitez i heq meritat e tripletës portugezit Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›