E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Baboci: Sallat u mbyllen nga infeksioni

Mbyllja e sallave te operacionit eshte bere per shkak se infeksioni bakterial, qe ka shperthyer ne to, dyshohet se ka prekur nje pjese te pacienteve. Mjeku kardiokirurg, Arben Baboci, pohon se aktualisht jane marre masat paraprake dhe pritet qe te behet sterilizimi i salles. Sipas tij, aktualisht tre prej sallave jane te mbyllura dhe nuk kryejne nderhyrje kirurgjikale per pacientet e semure me zemer.

Doktor, a eshte e vertete qe sallat e kardiokirurgjise nuk punojne, por jane te mbyllura? Cila eshte arsyeja?

Per nje problem qe ka ndodhur edhe here te tjera, jemi detyruar per mbylljen e sallave te operacionit. Shkak eshte ndotja bakteriologjike, qe ka ndodhur ne keto ambiente dhe deri sa te behet pastrimi dhe dezinfektimi total i tyre, ashtu sic ndodh edhe here te tjera jemi detyruar te marrim kete vendim per nderprerjen e operacioneve.

Ne rastin konkret, cfare ka ndodhur, cfare eshte konstatuar?

Ne rastin konkret eshte gjetur nje ngarkese me e larte se normalja dhe, sic veprohet gjithmone, nuk eshte hera e pare qe veprohet keshtu, sipas rekomandimit te laboratorit behet mbyllja per disa dite e salles se operacionit dhe sterilizimi i plote i saj me metodat perkatese qe perdoren.

A jane marre masat e duhura per sterilizimin, nese jo, kur pritet qe te ndodhe kjo?

Diten e merkure do te vije pergjigjja nga laboratori per gjendjen e sallave te operacionit. Ne baze te kesaj pergjigjeje, qe ne shpresojme se do te jete nje pergjigje pozitive, do te fillojme punen. Nderkohe qe, deri me sot, jane marre masat e duhura per zhdukjen e ketij infeksioni.

A ka paciente, te cilet jane te shtruar ne spital, te cilet pas operacionit kane marre infeksion dhe po kurohen per kete te fundit?

Aktualisht eshte nje pacient, i cili, pasi ka dale nga nderhyrja kirurgjikale ne zemer, e cila eshte kryer me sukses, eshte prekur nga nje infeksion ne mushkeri. Aktualisht 60-vjecari per te cilin po flasim eshte nen efektin e medikamenteve dhe antibiotikeve per kurimin e infeksionit.

Inspektimi

Instituti i Shendetit Publik, pikerisht specialistet e ketij institucioni, kane shkuar gjate dites se djeshme per te inspektuar dhe pare ambientet e tri sallave te kardiokirurgjise dhe per te percaktuar shkakun e infeksionit

Analizat

Do te jete ISHP, qe do te percaktoje llojin e virusit edhe nga se eshte shkaktuar me ane te analizave qe kane nisur te kryhen gjate dites se djeshme. Pas marrjes se mostrave, pritet qe rezultatet te dalin pas nje jave


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›