E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxholli: Kam zbatuar urdhrat e Delijorgjit

Delijorgji leter te hapur 6 institucioneve. "Spahiu ka mbetur vetem te jape urdher gjykates sa vite te na denoje"

Tirane - Te arrestuarit per shperthimin e fabrikes se Gerdecit, po ja kalojne pergjegjesine njerit-tjetrit. Dje, grupi hetimor ka marre serish ne pyetje dy te arrestuarit, Dritan Minxhollin, i cili ishte me detyre drejtor teknik i punimeve, si dhe Mihal Delijorgjin, i cili ishte administratori i fabrikes se Gerdecit. Sipas burimeve, dy te pandehurit jane marre ne pyetje ne lidhje me masat e sigurise qe ishin ne fabrike te Gerdecit si dhe nga ana tjeter per punimet qe kryheshin ne te. Mesohet se i pandehuri Dritan Minxholli ja ka kaluar pergjegjesite e tij Mihal Delijorgjit. Sipas deshmise se dhene ne prani te avokatit te tij, i pandehuri ka sqaruar se, qe nga nisja e demontimit te armeve ne kete fabrike, ky i fundit kishte zbatuar vetem urdhrat e marra nga administratori Delijorgji. Keto urdhra nisin qe nga kushtet e sigurise e deri te punimet qe kryheshin ne fabrike. Ne deshmine e tij ai ka bere me dije se nuk ka lidhje me kete tragjedi, pasi ka qene edhe para shperthimit te saj ai ka lajmeruar te gjithe punetoret te largoheshin nga fabrika. Nga ana tjeter, pjesa tjeter e grupit hetimor ka marre ne pyetje te pandehurin Mihal Delijorgji, i cili ja ka kaluar pergjegjesite e tij firmes amerikane, me te cilen edhe kishte lidhur kontraten. Ne deshmine e tij, Delijorgji ka bere me dije se me sigurine e punetoreve merrej firma amerikane, ndersa ky i fundit merrej vetem me demontimin e armeve. Sipas burimeve i pandehuri nuk ka lene jashte deshmise se tij edhe faktin se te gjithe punetoret, qe mberrinin ne fabrike, nuk punonin ne nje periudhe kohe te gjate ne te, per kete nuk ka pasur persona te siguruar. Nderkohe qe, nga ana tjeter, ai ka shpjeguar se pasi ishte konsultuar edhe me drejtorin Teknik, Minxhollin, i cili ishte pjesen me te madhe te kohes ne fabrike, pasi ky i fundit merrej vetem me anen e administrimit te fabrikes, te gjithe punetoret nuk qendronin per nje kohe te gjate ne fabrike te Gerdecit. Sipas burimeve, te pandehurit priten te merren serish ne pyetje ne lidhje me dyshimet qe ka grupi hetimor per te zbardhur teresisht ngjarjen e tragjedise. Dritan Minxholli si dhe Mihal Delijorgji akuzohen nga ana e Prokurorise se Pergjithshme per vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal. Sipas prokurorise, dy te pandehurit jane autore te tragjedise se Gerdecit, e cila ka ardhur nga mungesa e kushteve per kryerjen e demontimit ne kete fabrike, e cila coi edhe ne shperthimin e saj me 15 mars te ketij vitit. Si pasoje e ketij shperthimi, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Nderkohe qe fuqia shperthyese shkaterroi nje numer te madh te banesave perreth. Prokuroria e Pergjithshme ka marre pese veta ne hetim ne lidhje me kete tragjedi, ndersa tre prej tyre jane vene ne pranga. Ylli Pinari, me detyre drejtor i firmes "Meico", prane Ministrise se Mbrojtjes, Dritan Minxholli si dhe Mihal Delijorgji, administrator ne fabriken e Gerdecit, jane vene ne pranga. Ndersa ne gjendje te lire po hetohet Dashnor Caushi, ish-drejtori i Logjistikes si dhe Sokol Gjeci.

LETER E HAPUR

Presidentit te Republikes te Shqiperise, ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise,

Z. Bamir TOPI

Kryetares te Kuvendit te Republikes te Shqiperise,

Znj. Jozefina TOPALLI

Ministrit te Drejtesise,

Z. Enkelejd ALIBEAJ

Prokurores te Pergjithshme te Republikes te Shqiperise,

Znj. Ina RAMA

Avokatit te Popullit,

Z. Ermir DOBJANI

Komitetit Shqiptar te Helsinkit

Une, Mihal Delijorgji, ne cilesine e personit nen hetim, ndodhur ne gjendje arresti ne burg, nepermjet kesaj letre te hapur dua t'ju bej me dije juve dhe nepermjet jush gjithe opinionit, i detyruar nga nje prononcim publik bere ne mediet elektronike dhe atyre te shkruara, nga ana e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Z.Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi: Tre gjyqtaret qe i dhane pafajesi Mihal Delijorgjit, shkelen rende ligjin, duke liruar Delijorgjin nga akuza dhe duke i dhuruar pafajesine i hapen rruge ngjarjes se Gerdecit, duke nenshkruar kontraten me MEICON-n". Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise me deklaraten e mesiperme me detyroi ndermarrjen e pergatitjes dhe publikimit te kesaj letre te hapur, duke kaluar cdolloj durimi nga ana ime. Them cdolloj durimi nga ana ime, pasi qe nga dita e ndodhjes se fatkeqesise se Gerdecit, per te cilen m'u desh mua dhe familjes time te perballoj nje sulm dhe trysni te papare nga ana e medieve, qe rralle mund te gjenden dhe vendosen paralelizma ne te tilla raste krahasuar me cdo vend te botes. Me gjithe ate, une ne asnje rast dhe ne asnje menyre nuk jam prononcuar kunder ketij sulmi jo pse une nuk kam pasur cfare te kundershtoj lidhur me faktin qe kjo media serviri ne opinion fajesine time per kete fatkeqesi, por e cmova pozicionimin tim duke dhene mesazhin qe drejtesia dhe vetem drejtesia eshte ajo qe do vendos te verteten dhe vere perpara pergjegjesise jo mua qe nuk kam pasur asnje lidhje me fatkeqesine, por fajtoret e vertete qe shume shpejt hetimi do t'i evidentoje.

Ky qendrim civil i imi, lidhur me mos prononcimin tim ne media, u vleresua gabimisht nga ana e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, si nje pranim ne heshtje nga ana ime e fajesise, lidhur me kete fatkeqesi. Nisur nga natyra dhe cfare perfaqeson media, une deri-diku i justifikoj, pasi, tashme ne Shqiperi, ka marre qytetarin e deklarimi fajtor i individeve paraprakisht dhe fillimisht nga media, te cilat kane luajtur dhe luajne nje rol jo civil ne respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut, por une ne asnje rast nuk mund te rri pa ju pergjigjur dhe treguar vendin cdo personi dhe aq me per nje personi te tille, qe flet duke abuzuar me pozicionin shteteror si z. Kreshnik SPAHIU, i cili me deklaraten e mesiperme ka demtuar rende jo vetem te drejtat dhe lirite e mia themelore te mbrojtura posacerisht nga Kushtetuta dhe ligjet, por njekohesisht ai ka shkelur rende dhe demtuar reputacionin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe nepermjet tij veprimtarine e gjyqesorit shqiptar e konkretisht: Me deklaraten e mesiperme, zoti Kreshnik SPAHIU ka gabuar rende e konkretisht:

E para : Ai nepermjet medieve ne cilesine e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise ka deklaruar vendimin e Gjykates te Apelit Durres te padrejte dhe ne kundershtim me ligjin, ne nje kohe kur atij ligji nuk jua ka dhene nje te drejte te tille. Kete te drejte ligji ja ka dhene vetem gjykates me te larte e konkretisht ne rastin konkret Kolegjit Penal prane Gjykates se Larte.

E dyta: Edhe sikur ligji t'ia kishte dhene nje te drejte te tille, zoti SPAHIU ka harruar ose nuk e di qe procesi i konstatimit, deklarimit dhe me pas te marrjes te masave disiplinore ndaj gjyqtareve behet ne dhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe gjithnje nepermjet procedurave rigoroze ligjore dhe ne asnje rast nepermjet medieve dhe nga nje person i vetem, qofte ky edhe Presidenti i Republikes. Dhe zoti SPAHIA e kupton fare mire rendesine e respektimit te ketyre procedurave, te cilat garantojne zhvillimin e nje procesi ligjor te rregullt parim ky i fiksuar edhe ne kushtetuten tone.

E treta: Edhe sikur te pranojme faktin e ekzistences te shkeljeve ne procesin penal ne fjale. Konstatimi dhe procedimi asnjehere ligji nuk ja ka lejuar nje personi te vetem dhe zoti SPAHIU e di shume mire perse eshte fiksuar juridikisht nje ndalese e tille, duke ju dhene kjo vetem nje organi kolegjial vendimmarrjeje, sic eshte Keshilli i Larte i Drejtesise, kompetence, te cilen zoti SPAHIU e ka uzurpuar dhe shperdoruar.

E katerta: Konstatimi, deklarimi i nje vendimi te padrejte dhe zbatimi i procedurave disiplinore ndaj gjyqtareve ligji per KLD ne asnje rast nuk mund te realizohen dhe nuk mund te jene pjese e proklamimeve mediatike. Keshtu, z. SPAHIU ka shkelur rende ate qellim te ligjit mbi ekskluzivitetin e gjyqesorit ne procesin e dhenies te drejtesise si dhe solemniteti ne procesin e deklarimit te padrejte te nje vendimi dhe procedimi i gjyqtareve.

E pesta: Deklarimi i zoti Kreshnik SPAHIU ne rastin konkret, percjell nje mesazh teper te rrezikshem per pavaresine e gjyqesorit, i cili konsiston ne faktin se deklarimi i nje personi te pafajshem konsiderohet si " herezi ". Zoti SPAHIU harron se misioni i gjykates eshte te ndajne te drejten nga e padrejta dhe ky proces vendimmarrjeje ka dy ane, deklarimin fajtor dhe deklarimin e pafajshem te personave te akuzuar. Por kuptohet se ai me kete deklarate do te instaloje friken tek gjyqtaret nga njera ane, si dhe plotfuqishmerine e tij qe me abuzim ja atribuon pozicionit te tij si nenkryetarit te KLD-se.

E gjashta: Zoti SPAHIU me kete deklarate, ne menyre te drejtperdrejte, jo vetem ka injoruar dhe uzurpuar kompetencat e KLD-se, por ne te njejten kohe ai ka vene kete keshill perpara nje procesi vendim marrje te konsideruar perpara faktit te kryer. Per sa me siper, une personalisht prisja nje prononcim dhe reagim nga vete anetaret e ketij keshilli, pa vecuar edhe kryetarin e saj, Presidentin e Republikes ne cilesine e kryetarit te KLD-se.

E shtata: Zoti Kreshnik SPAHIU me kete deklarate, si dhe nisur nga kerkesa qe ai i ben ministrit te Drejtesise per fillimin e procedurave disiplinore per gjyqtaret qe gjykuan ceshtjen, jo vetem qe i jep drejtesise te gjykimit te ceshtjes perfundimin qe ai ka arritur, por ai del edhe jashte funksioneve qe ka KLD-ja ne drejtimin e pushtetit gjyqesor.

E teta: Ky deklarim eshte i qellimshem, pasi ai behet ne nje kohe kur kjo ceshtje eshte depozituar prane Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Me kete, zoti SPAHIU i paraprin ne menyre te qellimshme cdolloj vendimi te kundert nga ana e Kolegjit Penal prane Gjykates se Larte dhe ne te njejten kohe e ve detyrimisht kete kolegj perpara faktit te gjese se gjykuar dhene nga ana e tij. Keshtu, ai tenton te vere nen diktat nje instance gjyqesore qe ka autoritetin me te larte ne piramiden e drejtesise. Nese zoti SPAHIU do te respektonte sadopak ligjin, ai te pakten duhet te kishte pritur derisa Kolegji Penal prane Gjykates se Larte te kishte dhene vendimin e tij lidhur me rekursin e bere nga ana e prokurorise. Une pyes, po nese ky kolegj do te lere ne fuqi vendimin e Gjykates te Apelit Durres cfare deklarate do te ndermerrte zoti SPAHIU lidhur me kete ceshtje?

E nenta: Dhe me e rendesishmja ka te beje me faktin se lidhur me ceshtjen e Gerdecit eshte filluar nje ceshtje penale dhe momentalisht jemi tre persona te akuzuar dhe te arrestuar. Me deklaraten e zotit SPAHIU indirekt ne jemi deklaruar fajtor per kete ngjarje, ne nje kohe kur ai nuk ka asnje dijeni per ecurine e hetimeve. Deklarimi i zotit SPAHIU se po te mos me ishte dhene mua pafajesia nuk do te kishte ndodhur ngjarja e Gerdecit eshte si ajo historia me vezen dhe pulen, apo eshte njesoj po vete thuhej se nuk do te kishte ngjarje te Gerdecit nese nuk do te kishte lindur Mihal DELIJORGJI etj. Qellimi i deklarates i finalizuar ne ndeshkimin e gjyqtareve te apelit te cilet me deklaruan te pafajshem eshte jo pse zoti SPAHIU preokupohet per pafajesine time, por per qellimet dhe interesat qe ai ka per faturimin e ceshtjes te Gerdecit neve dhe institucioneve shteterore.

Ai gabon, pasi nuk ka te qarte pozicionin tim lidhur me kete ngjarje, ku une i bej te ditur atij dhe duke marre shkas edhe atyre qe shpejtuan per te krijuar implikimin dhe lidhjen time me qeverine ne kete ngjarje, duke deklaruar se DELIJORGJI ka kapur kokat e shtetit shqiptar. Ta mesojne se DELIJORGJI nuk ka asnje lidhje me institucionet dhe shtetin shqiptar, DELIJORGJI nuk ka asnje kontrate, marreveshje apo shkrese, ku te kete firmosur me shtetin shqiptar per kete proces, DELIJORGJI nuk hyre ne asnje tender per demontimin, pasi nuk ka pasur dhe nuk ka kushtet ligjore dhe profesionale per realizimin e ketij procesi, DELIJORGJI nuk ka asnje lidhje direkt apo indirekte me persona te veshur me pushtet apo familjaret e tyre.

Zoti SPAHIU me kete deklarate ka deklaruar fajesine time dhe te dy personave te tjere te arrestuar lidhur me ngjarjen e Gerdecit dhe pas kesaj deklarate, te cilat ndodhin dhe kalojne ne heshtje vetem ne Shqiperi, nuk ka dhe do te kete gjyqtare qe te gjykoje ceshtjen tone dhe kjo per dy arsye.

E para: gjyqtaret qofshin keta te Shkalles Pare, apo edhe te Apelit e kane marre verdiktin nga zoti SPAHIU, pra ky e ka dhene vendimin e deklarimit tone fajtor dhe keshtu gjykates nuk ju mbetet tjeter vecse ta pyes zotin SPAHIU se sa vjet burg do te na jape. E dyta: ne ne cilesine e te pandehurve, pas kesaj na lind e drejta dhe do te kerkojme te perjashtojme cdo gjyqtar qe do te caktohet per gjykimin e ceshtjes nga keto dy gjykata. Kjo per faktin se keta gjyqtare nuk na garantojne ne se do te gjykojne drejt nje ceshtje tashme te paragjykuar nga shefi i tyre. Keshtu, ceshtja jone mbetet te gjykohet nga Gjykata e Larte, e cila mund te garantoje zhvillimin e nje procesi te drejte ligjor dhe te pavarur.

Keshtu, zoti SPAHIU me deklaraten e tij, duke e deklaruar vetem ne pozicionin "Shteti jam une", ka cenuar rende integritetin dhe paprekshmerine e te drejtave dhe lirive themelore te individit te mbrojtura posacerisht nga Kushtetuta. Sidoqofte, kjo ka edhe nje te mire, pasi ai na ka dhene ne menyre publike nje argument per ta paraqitur perpara Gjykates te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ne argument te cenimit institucionalisht te te drejtave dhe garancive procedurale qe na njeh ligji.

Sa siper, i bej thirrje te gjithe institucioneve qe ju eshte drejtuar kjo leter, vecanerisht Presidentit te Republikes, ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te autoritetit pergjegjes per garantimin e te drejtave te individit dhe te veprimtarise te gjyqesorit, te nderhyje per rivendosjen e reputacionit te KLD-se per te mos lejuar hapjen rruge dhe instalimin e precedenteve te tille teper te rrezikshem, qe ndikojne, pavaresisht nga cenimi i interesave te mija, drejtpersedrejti ne ecurine e proceseve demokratike te vendit.

I bej thirrje deklaruesit zotit Kreshnik SPAHIU te reagoje per sa siper brenda dy mundesive ose te kerkoje falje publike per deklarimet e tij, ose nese ato nuk jane deklaruar prej tij t'i pergenjeshtroje. Dua te bej me dije zotin SPAHIU se qe nga dita qe deklarimet e tij u bene publike une se bashku me dy te arrestuarit e tjere lidhur me ngjarjen e Gerdecit kemi nderprere gjithe procedurat e hetimit per arsyet e siperpermendura duke qene ne pritje te prononcimit tuaj.

I bej thirrje Prokurores se Pergjithshme qe te reagoje me force dhe te mos lejoje deklarime te tilla nga institucione apo individe per sa kohe qe ceshtja eshte ne proces hetimi.

I bej thirrje ministrit te Drejtesise te mos pranoje te behet pre e qellimeve te zotit SPAHIU, por te respektoje perfundimin e gjykimit te rekursit nga ana e Kolegjit Penal prane Gjykates se Larte.

Ju bej thirrje gjithe organizmave qe kane ne objektin e veprimtarise te tyre mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te nderhyjne me force per parandalimin e precedenteve te tille.

I bej thirrje konferences gjyqesore qe te mos lejoje imponime dhe nderhyrje te tilla me pasoja ne pavaresine dhe ligjshmerine e proceseve te vendimmarrjes.

Me konsideraten me te larte.

Mihal Delijorgji


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›