Ben Blushi: Këto 6 muaj të harxhuar kot
Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, anëtari i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Ben Blushi tha se ky 6 mujor ishte harxhuar kot. Lidhur me mbledhjen, Blushi tha se ka pasur mjaft provokime, por anëtarë të kësaj lëvizje janë ende anëtar të Partisë Socaliste për sa kohë që nuk na kanë përjashtuar tha ai. Lidhur me nismën ligjore që do të depozitohet nesër në Kuvend, Blushi tha se është një iniciativë e shkruar para tre katër muajsh, duke shtuar se PS në 6 muaj fitoi një të drejtë kushtetuese për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për tu ankuar.
“Do ishte qesharake qe PS të hynte e te dilte nga Parlamenti. Diskutimi ishte që të hyhej ne Parlament, të depozitohej projektligji dhe te dilej prape. Mua me vjen keq qe këto muaj u harxhuan kot po besoj që ne rast se ne do te hyjme e do dalim kjo do vazhdojë ta vërë PS në pozitë të vështirë me elektoratin e vet dhe me komunitetin që ka paralajmëruar që hyrja dhe dalja nga Parlamenti është nisëm kalamajsh. Ne jemi pjese e PS per sa kohe qe s’na kane perjashtuar besoj se shumica e opinionit publik na japin te drejte sepse ajo qe thame atehere u vertetua, qe ky 6 mujor nuk do e conte PS asgjekundi. Nuk arritem dot te hapem kutite, te shkaktojme zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte nje nisme qe do te depozitohet neser, një iniciativë që është shkruar prej tre katër muajsh, por dua të them publikisht qe PS ne keto 6 muaj ka fituar nje te drejte qe e kishte, te drejten kushtetuese per te shkuar ne Gjykatën Kushtetuse dhe per tu ankuar. Mundesia për të hapur kutitë ishte brenda Parlamentit sic do rezultojë dhe po rezulton sot”, tha Blushi.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 shkurt 2010 ) < I mëparshmi