E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ndërpret bojkotin parlamentar. Rama: Në kuvend, një shans për zgjidhje

Ashtu dhe sic pritej grupi parlamentar socialist ka vendosur të thyejë bojkotin dhe të hyjë të enjten në Parlament. Për rreth një orë deputetët socialistë kanë diskutuar për detajet e hyrjes në seancën e të enjtes, të orës 17:00. Burime brenda PS thanë se është diskutuar edhe për një projekt-ligj që ata pritet ta paraqesin në seancë. Në këtë dokument ata do të kërkojnë në seancën ku do të bëjnë edhe betimin, hetimin dhe transparencën e plotë të zgjedhjeve, si dhe hapjen e kutive. Vendimi i thyerjes së bojkotit u bë i ditur më herët nga kreu socialist Edi Rama

• Ben Blushi: Këto 6 muaj të harxhuar kot

Në prag të mbledhjes së grupit, Rama deklaroi se opozita do të hyjë në parlament, për të vijuar betejën për transparencën e zgjedhjeve. Beteja për transparencën e votës nuk i përket vetëm opozitës, tha Rama, duke u shprehur se nëse nuk arrihet transparenca përmes hetimit parlamentar, atëherë do të rinisin protestat mbarëpopullore. Shefi i selisë rozë tha se opozita e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve edhe pse i janë grabitur mandate.

“Nuk shkojmë në Parlament as për të dale dhe as për të ndenjur pa u hapur kutitë. I takon shumicës në sallë të vendosë pas kësaj, nëse e do dhe opozitën në sallë apo bashkë me popullin në rrugë, deri kur në këtë vend të vendoset një e drejtë që ne kurrë nuk do e lëmë peng”, tha Rama.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 25 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›