E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Tiranë. Nuk ka dëme

Ne oret e para te mengjesi janë ndjerë lekundje termeti në Tiranë. Sizmiologu Rrapo Ormeni në një prononcim për Alsat tha se për Institutin e Gjeoshkences, ky tërmet konsiderohet i vogël dhe se magnituta e tij shenon 3.8 të shkallës Richter dhe 4.5 ballë.

„Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 11 kilometra në verilindje të qytetit të Tiranës. Tërmeti është shoqëruara edhe nga rreth 4 pasgoditje të cilat kanë variuar me magnitudë 2.3- 3 shkalla Rihter. Intesiteti i tërmetit në epiqendër është 4-5 ballë. Ky tërmet është ndjerë rreth 4 ballë në qytetin e Tiranës“ tha Ormeni.

Verilindja e Tiranës sipas sizmiologëve është një zonë ku sipas sizmiologëve aktivizohen shpesh tërmete por me një shkallë të ulët që nuk përbën rrezik për banorët.

Guina Hoxha

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›