E Diel, 1 Nëntor 2026

Ben Blushi Ylli tregon Shqiperine qe jeton ne librin tim

Autori i librit “Shqipëria”, Ben Blushi, ka qenë gjatë ditës së tretë të panairit të Librit, në stendën e UET-së për të dhënë autografe për lexuesit e tij.

Gjatë një interviste për “ABC News” duke shpjeguar kopertinën e librit, Blushi tha se ylli me pesë cepa në kopertinë është simbol i komunizmit në njërën anë por edhe i Shqipërisë që jeton në librin e tij.

Blushi thotë se vetë nuk është një besimtar i thekur, por marrëdhënia e shqiptarëve me Zotin ka qenë gjithnjë e çuditshme, e ku ka intriguar dhe ngacmuar shpeshherë.

Gjatë kalimit të kryeministrit Berisha pranë stendës së tij rastësisht librat kishin mbaruar.

Një situatë që nuk mund të kalonte pa shkëmbyer batuta….

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›