Ben Blushi takime ne lagjet e Elbasanit

Kreu i deputeteve socialiste në qarkun e Elbasanit Ben Blushi tha ne nje takim me banorë të lagjes “28 Nëntori” të Elbasanit se çdokush duhet të jetë i vendosur për ndryshim dhe se për te realizuar këtë të votojë nr 29, PS.
Një vemendje të veçantë Blushi i kushtoi çështjes se fushës së plehrave në Elbasan dhe menaxhimit te ujësjellësit të qytetit.
Kreu i deputeteve socialiste te Elbasanit tha se ardhja e Kryeministrin 6 herë në Elbasan tregon faktin se Berisha ndjen humbjen në këtë qytet.
Ne vijim te takimeve te tij Blushi bashkëbisedoi dhe me banore te lagjes “Syria Dylgjeri” ku u njoh me problematikat e zones.