E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tek ura e Dajlanit ne Durres

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbremjen e sotme në afërsi të Urës së Dajlanit. Viktimë e aksidentit ka mbetur Erblin Jashari, 21 vjeç drejtuesi i motoçikletës, i cili është përplasur nga një automjet tip “Ford”  në lëvizje e sipër. 
Përplasja, e cila mësohet të ketë ndodhur gjatë parakalimit të gabuar të drejtuesit të motocikletës ka qenë fatale për 21 vjecarin Jashari, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›