Ben shpeton pas humbjes 10-0 me PSV-ne
Fejnord
Mario Ben qendron ne krye te stolit te Fejnordit pavaresisht turperimit 10-0 qe skuadra e tij pesoi te dielen ne kampionatin holandez Eredivisie ne fushen e PSV Eindhoven. Ky eshte vendimi i drejtuesve te klubit ne Roterdam pas humbjes me te thelle qe skuadra ka pesuar ne histori. Momentalisht Fejnordi ndodhet ne vendin e 15 ne klasifikim vetem me 2 fitore ne dhjete ndeshjet e para te ketij sezoni por drejtori teknik i holandezeve Leo Benhaker ka deklaruar se Ben gezon mbeshtetjen e plote te klubit dhe ai nuk do te shkarkohet nga detyra. Trajneri nuk ka asnje koment pas disfates se rende me PSV-ne qe kryeson kampionatin.