E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter duhen goleadore te tjere per te fituar

Problemi

Pas Inter-Sampdorias erdhi zyrtarisht edhe parakalimi Ne Serine A jane me shume lojtare qe i kane shenuar Interit se sa zikaltrit qe kane shenuar nje gol. Dhe te mendosh qe Zhulio Sezarit nuk i shenon kushdo. Jane kater Floro Flores Ilicic Vucinic e Guberti. Por shenuesit e Interit jane tre Etoo ne kuoten e 7 golave Lusio e Milito kane shenuar nga nje here. Ne shtepi Interi e shikon goten gjysme plot dhe forma e mrekullueshme e kamerunasit i jep kenaqesi. Benitez e Kambiaso pohojne Mire qe mendon Etoo se te mos shenoje asnje thote trajneri. Normale qe shenon ai eshte sulmuesi thekson mesfushori. Gjithcka eshte e vertete por mungesa e alternativave mund te jete nje sinjal i keq. Milito rikthehet shpejt Koutinjo po permireson ende nuk eshte i sakte para portes por mesfushoret nuk kontribuojne ne shifrat e rezultatit. Vitin e kaluar pas 8 javesh kishin shenuar dhe lojtare te ndryshem dhe kuota e golave ishte 19 kundrejt 10 aktualeve. Pervec numrave fillojne te duken shqetesuese edhe mungesat e nderrimit te ritmit. Del ne pah nje manover qe kunder mbrojtjeve te mbyllura rrezikon te behet e parashikueshme. Po ashtu tashme jane zhdukur edhe daljet e shpejta te Majkonit ne krah deri te porta kundershtare. Shifrat i ndeshkojne dy blerjet e fundit Koutinjo 6 ndeshje e Biabiani 5 nuk kane gjetur ende rrugen e rrjetes. Per rekord eshte edhe diferenca nga kreu kurre qe nga 2006-a Interi nuk e kishte pare veten 4 pike larg te parit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›