E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani Nje barazim do ishte me i drejte

Reagimi

Erjon Bogdani ka luajtur dhe ka humbur ndaj ish-skuadres se tij Kievos e cila ne merkaton e janarit 2010 e ndali te transferohej te Katania por me pas e degdisi ne stol sepse kontrata i skadonte ne qershor. Sulmuesi shqiptar i romanjoleve nuk mundi kete here te marre me vete ne shtepi pike te renda per skuadren e tij dhe menjehere pas ndeshjes shpreh te gjithe irritimin e tij ne lidhje me zhvillimet ne fushe Sipas meje e meritonim barazimin. Ne pjesen e pare kemi luajtur vetem ne dhe kemi krijuar shume raste per gol. Ka qene nje ndeshje e bukur per ata qe kishin ardhur ne stadium. Por mendoj se nje barazim mund ti shkonte per shtat kesaj ndeshje. Ishim te pafat ne minuten e fundit por duhet te ngreme koken dhe te shikojme perpara. Rikthimi ne Bentegodi eshte gjithnje emocionues. Ka rilindur Bogdani Une jam mire nese luaj si sulmues qendre ndihem mire. Gjithcka bazohet te besimi. Te shikojme kampionati eshte i gjate dhe me ndeshje te veshtira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›