Benatia, i lumtur në Udinese

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 18:11
Mbrojtësi i Udineses, Mehdi Benatia ka insistuar se është i lumtur në klub pas spekulimeve rreth interesimit nga Arsenali.
Benatia ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, derisa Udinese është aktualisht në pozitën e katërt në Serie A.
Së fundmi spekulohej se Arsenali ka filluar të përcjellë paraqitjet e tij, por Benatia ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga Udinese.
“Jam i lumtur në Friuli dhe mendoj vetëm për Udinesen. Kam nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe nuk dua të largohem para skadimit të saj”, tha ai gjatë një konference për shtyp.