Shakira censurohet nga Real Madrid

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 15:56
Në Santiago Bernabeu, stadiumin e Real Madrid, nuk do të vihet më kënga Waka-Waka e kolumbianes Shakira për të motivuar tifozët para ndeshjeve të madrilenëve.
Lajmin e bën të ditur faqja online e sportives spanjolle AS.
Ky vendim është marrë nga drejtuesit e Real Madrid pasi është konfirmuar lidhja e këngëtares me Gerard Pique, mbrojtësin e Barcelonës, rivalit historik të “merengues”.
“Kur Shakira konfirmoi lidhjen me Pique, drejtuesit madrilenë vendosën që asnjë nga këngët e saj nuk do të vihet më në stadium për të argëtuar tifozët para dhe gjatë pushimit të ndeshjeve”, shkruan AS. /tch/