E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, qëndro në Santos!

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 19:46

Dygolëshi i shënuar ndaj Skocisë e ka rritur vlerën e 19 vjeçarit të Seleçaos, Neymar.

Sulmuesi 19 vjeç i Santosit është bërë shënjestër e klubeve të mëdha evropiane, por presidenti i klubit, Luis Alvaro Ribeiro de Oliveira, nuk dëshiron ta lë të largohet. Për Neymar mediet e huaja shkruajnë se mund t’i bashkohet Chelseas gjatë verës.

“Të luaj në Angli nuk është e njëjtë si të luaj këtu: klima dhe stili i lojës janë krejtësisht ndryshe. Ai është lojtari që e prezanton më së miri futbollin brazilian. Duke luajtur në Brazil, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Kështu vepronte Pele...”, theksoi Oliveira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›