E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner dëshiron ta zgjasë qëndrimin te Juve

Sulmuesi i huazuar te Juventusi, Nicklas Bendtner, mendon se mund ta bindë trajnerin Antonio Conte që ta mbajë te bardhezinjtë.

Futbollisti danez, i cili u transferua në Juventus Stadium këtë verë në formë huazimi nga Arsenali, deri më tani ka startuar vetëm në dy ndeshje për Zonjën e Vjetër.

“Nuk pendohem që kam zgjedhur Juventusin, ishte një tranzicion i lehtë për të bërë dhe të gjithë te klubi më kanë bërë të ndihem i mirëpritur”.

“Jam shumë i lumtur në Torino, është një qytet i mrekullueshëm. Dëshira ime është që të qëndroj këtu edhe pas përfundimit të huazimit, por fillimisht duhet ta dëshmoj veten dhe për ta bërë këtë duhet të luaj”, ka thënë 24-vjeçari për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›