E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Benet Beci: “Lufta” për baltosje, e pakuptimtë. Jeta është e shkurtër për të pasur mllef

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se do i përgjigjet kujtdo që pyet dhe ngre çështje që i vlejnë qytetit.

Duke iu referuar posterave që ngjiten kudo në periudhë fushate elektorale dhe postimeve që bëhen në rrjete sociale, Beci u shpreh se “lufta” për ngritje ekipesh njerëzish me profile falco që baltosin pa logjike dhe etikë, është shpenzim pa fund energjish.

Beci premtoi se do t’i lejë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.

“Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë.. vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti. Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale. Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira. Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin. Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë. Ditë të mbarë për të gjithë”, shkruan ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›