Benet Beci shfaqet i qeshur mes numëruesve, i falenderon për përkushtimin e seriozitetin në numërimin e votave (FOTO)
Benet Beci, i cili fitoi bindshëm në Bashkinë e Shkodrës, ka falenderuar numëruesit e fletëve të votimit, për përkushtimin dhe seriozitetin që ata kanë treguar në numërimin e votave.
Beci i ka dhuruar socialistëve për herë të parë fitoren në këtë bastion i cili historikisht ka qenë blu. Me një diferencë të konsiderueshme votash, Beci ka lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.
“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Benet Beci në fotot që ka shpërndarë pak më parë në Facebook.
Lexo edhe: Shënohet historia në Shkodër, Benet Beci “rrëzon kalanë” e demokratëve!
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
