E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa ofertë të re nga Barcelona

Performansat e tij të mira në muajin e fundit, sidomos paraqitja në Ligën e Kampionëve kundër Milanos, ka bërë që zyrtarët e klubit Barcelona, t’i ofrojnë vazhdimin e kontratës sulmuesit të rrezikshëm spanjoll, David Villa. 

Pas lëndimit që e pësoi në fund të vitit 2010, Villa pati shumë problem të kthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa javë më parë ishte përfolur se mund të kaloi te Arsenali për 20 milionë euro. Mirëpo, zyrtarët e Barcelonas, janë të mendimit ta mbajnë edhe për vitet e ardhshme David Villan, duke i ofruar atij kontratë të re dhe ndryshim edhe në pagë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›