Benfika-Çelsi, dueli për të fituar Ligën e Europës
Dy emra të mëdhenj në arenën europiane dhe natyrisht një finale e denjë për të diskutuar trofeun e Ligës së Europës. Benfika rikthehet në majën e futbollit europian, ashtu si në vitet '60, por edhe Çelsi diskuton finalen e dytë rresht pas asaj të vitit të kular në Ligën e Kampioneve. Do të ishte risi nëse Çelsi do të fitonte edhe këtë trofe, duke bërë historinë. Por blutë e Londrës e kër-kojnë edhe për një fakt tjetër këtë trofe, sepse në këtë sezon nuk kanë fituar asgjë në Angli, thjesht kanë siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ri. Nga ana tjetër, edhe trajneri Benitez e do shumë këtë trofe, si për të dëshmuar se ai nuk ka "vdekur" ende në fushën e trajningut. Por edhe portugezët e Benfikës duken të uritur, aq më tepër që edhe në kampionat kanë humbur vendin e parë, një javë para fundit. Benfika është rikthyer në kompeticionet europiane edhe më e fortë se vjet, kur eliminohej pikërisht nga Çelsi në Champions. Por kjo është një finale dhe si e tillë, asnjë nuk dëshiron ta humbasë. Sonte do të mësohet fituesi...
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)