Trofetë, ndryshime nga sezoni në sezon
Trofetë që jepen për fituesit në futboll ndër vite kanë ndryshuar, si në dizenjim, material dhe në madhësi, ndonjëherë sipas orekseve të fituesve, ndonjëherë tjetër nga evolimi dhe arsye të tjera. Pyetja që shtrohet është: A është normale që trofeu i titullit kampion (për të gjitha kategoritë), Kupës së Shqipërisë, "Këpuca e Artë", etj., të ndryshohet shpesh? Vitet e fundit Skënderbeu ka marrë të njëjtin dizenjim, shpre-sojmë që forma e kësaj kupe të qëndrojë për një kohë të gjatë. I ndjeri president i Tiranës, El Sajed, teksa pa se çfarë trofeu do t'i jepnin për fitimin e titullit, nxitoi dhe bleu një super të madh, më të bukur natyrisht dhe ia dha FSHF-së t'ia jepte skuadrës së tij. Po të vësh re, si në kompeticionet europiane apo botërore, ashtu edhe në kampionatet e vendeve të ndryshme, trofetë nuk ndryshojnë për çdo vit, janë të njëjtët dhe mjafton t'i shikosh dhe thua që kjo i përket këtij shteti apo këtij kompeticioni. A do të bëhet edhe kjo te ne? Mbetet për t'u parë, FSHF është në linjë të mirë, por problemi mbetet kur të ndryshohet federata.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)