Kosovë, energjia e qëndrueshme parakusht për zhvillimin ekonomik dhe social
Qeveria e Kosovës ishte mikpritëse e Konferencës së Donatorëve për të diskutuar planet afatgjata për energji të qëndrueshme, të cilat përfshijnë rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme.
Në Konferencë, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësues nga Komisioni Evropian, Grupi i Bankës Botërore, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, USAID, KfW, GIZ, JICA dhe përfaqësues të biznesit, u theksua se rritja e eficencës së energjisë dhe rritja e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme janë dy elemente esenciale të strategjisë së Qeverisë për të reformuar sektorin energjetik dhe për t’iu afruar më shumë standardeve të Bashkimit Evropian.
Konferenca u vlerësua si një hap pozitiv përpara në afrimin e partnerëve zhvillimor të Kosovës në përkrahje të projekteve të tilla dhe për të diskutuar dekomisionimin e Termocentralit Kosova A.
Pjesëmarrësit përgëzuan Qeverinë e Kosovës për privatizimin e suksesshëm të KEDS-it, duke konsideruar se ky ka qenë një hap i rëndësishëm në zbatimin e strategjisë së energjisë dhe përmirësimin e eficencës së distribuimit të energjisë, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë kosovare të Zhvillimit Ekonomik.
Në hapje të konferencës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcaktuar sektorin e energjisë si njërin nga sektorët e rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.
"Duke pasur parasysh që zhvillimi i aktiviteteve energjetike ka ndikim mjaft të madh në ambient, në vitet e fundit janë ndërmarrë masa në përmirësimin e gjendjes mjedisore në sektorin e energjisë. Në kuadër të këtij aktiviteti janë ndërruar dhe po vazhdon ndërrimi i filtrave elektrostatikë në tre njësitë e Termocentralit Kosova A . Po ashtu Qeveria është zotuar dhe mbetet e përkushtuar që të punojë në drejtim të dekomisionimit të TC Kosova A sapo kapacitetet e reja gjeneruese të jenë funksionale. Për këtë arsye janë ngritur tre grupe punuese të cilat do të përkrahen në përgatitjen për Dekomisionimin e TC Kosova A", tha kryeministri Thaçi.
Ai tha se krahas aktivitetit për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, Qeveria është e përkushtuar që të zhvillojë burime të ripërtëritshme të energjisë me qëllim që energjia që prodhohet në Kosovë të ketë sa më pak efekte në ndotjen e ambientit.
Në emër të Komisionit Evropian, Joost Korte, zv/drejtor i përgjithshëm për Zgjerim, theksoi se “na duhet të shohim hapa drejt mbylljes së Kosovës A dhe shpresojmë se kjo konferencë do të sigurojë përkushtim të fortë për këtë. Ne jemi të gatshëm që të financojmë tërë koston e mbylljes dhe dekomisionimit të Kosovës A, me rreth 60 milionë euro dhe jemi duke u përpjekur që të identifikojmë elemente të procesit të dekomisionimit që do të mund t’i financonim edhe para mbylljes së termocentralit. Fonde shtesë do të vihen në dispozicion edhe për reduktimin e ndikimit të sektorit të energjisë në mjedis".
Duke folur në emër të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, drejtoreshë për Kosovë dhe Koordinatore Rajonale për Ballkanin Perëndimor, tha se “reformat në sektorin energjetik janë një kusht obligues për investime, rritje ekonomike, vende pune dhe përparim për Kosovën. Ne jemi këtu sot për të sjellë përkrahjen tonë të plotë për axhendën e reformave në energji. Bashkë mund të sjellim energji të qasshme, të besueshme dhe të pastër për Kosovën nëpërmjet një miksi të energjisë së ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë, dhe tenologjisë moderne me qymyr guri".
Banka Botërore ka një zotim të vazhdueshëm dhe të planifikuar prej 55 milionë dollarë për energjinë e ripërtëritshme, efiçencën e energjisë dhe menaxhimin mjedisor të lidhur me sektorin energjetik. Kjo përfshin 32.5 milionë dollarë për Projektin për Efiçencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme për të financuar investimet në efiçencën e energjisë dhe në energjinë e ripërtëritshme në ndërtesat e sektorit publik.
Në emër të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Daniel Rosenblum, koordinator i Asistencës për Evropë dhe Euroazi, u shpreh se "mungesa e sigurisë energjetike në Kosovë mbetet një barrierë e konsiderueshme për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen afatgjate ekonomike të Kosovës".
Qeveria e SHBA-ve ka dhënë më shumë se 50 milionë dollarë në përkrahje të sektorit energjetik të Kosovës dhe se planifikon të vazhdojë punën e saj, krah përkrah me Kosovën dhe parterët e saj ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i SHBA-ve ka zotuar edhe 15 milionë dollarë amerikanë të tjerë nga SHBA në pesë vitet e ardhshme.
(a.k/ata/BalkanWeb)