E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bengazi shperthim ne 1-vjetorin e Stevens

Një autobombë shpërtheu jashtë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme në qytetin libian të Bengazit, bëri të ditur media shtetërore të mërkurën, në përvjetorin e sulmit ndaj Konsullatës amerikane, nga i cili mbetën të vrarë 4 amerikanë, përfshi edhe Ambasadorin Christopher Stevens.

Shpërthimi nuk shkaktoi viktima këtë herë, por shkatërroi një pjesë të madhe të fasadës së ministrisë, tha zëdhënësi i Task Forcës së përbashkët të Sigurisë në Bengazi, Abdullah al-Zaydi, sipas agjencisë shtetëore të lajmeve, LANA. Al Zaydi tha se shpërthimi ishte i fuqishëm dhe shkatërroi tërësisht mjetin ku ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Nga shpërthimi u dëmtua edhe një filial i Bankës Qendrore të Libisë dhe plagosi lehtë një nga rojet e saj të sigurisë. Drejtori i degës bankare, Abdel Qader Mohammed, tha se shpërthimi shkaktoi dëme materiale në ndërtesë, por sistemi kompjuterik i saj nuk u prek. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në qytetin lindor rreth orës 7 të mëngjesit, me orën lokale. Gjatë ditëve të fundit, dhjetra marinsa amerikanë janë dërguar në Libi për të ndihmuar në përforcimin e sigurisë në prag të 12-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe 1-vjetorit të sulmit në Konsullatën e Bengazit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›