Benini, shteti i 80 që njeh Kosovën

Ka arritur në 80 numri i shteteve që kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmoni zyrtarisht se Republika e Beninit shteti i radhës i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veç e veç. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes", thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit. Dy ditë më parë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmoni zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conakry dhe Nigeria, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Zyrtarisht, deri tani Kosova është njohur nga 77 shtete nëse do të konfirmohen dhe njohjet e fundin atëherë numri do të shkojë në 80. Kosova shpalli pavarësinë me 17 Shkurt 2008. Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo me një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milion banorë.
"Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoni me kohë", thuhet më tej në njoftim.