E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Aquilani mund të luajë si sulmues


Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se Alberto Aquilani mund të luajë si sulmues dytësor kundër Atletico Madridit në ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Europa League.

Strategu spanjoll është duke menduar ta shndërrojë italianin në një armë sekrete sulmuese në tentativë për t'u kualifikuar në finalen e garës evropiane, pasi në ndeshjen e parë u mposht me rezultat minimal 1-0.

"Përfundimisht është një opsion. Ai mund të luajë në të dyja pozicionet. Aquilani mund të pasojë topin mirë dhe kur loja është e hapur si në pjesën e dytë kundër Burnleyut, ai mund të lëvizë dhe të krijojë disa asistime të mira", ka thënë Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›