Benitez: Carragher mund të bëhet trajner

Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, beson se Jamie Carragher ka të ardhme si trajner në klub, sapo të pensionohet.
Carragher bëri paraqitjen e tij të 600-të me Redsat në humbjen e djeshme ndaj Portsmouth.
"Ai e njeh lojën. Ai bën punën e trajnerit në Akademi dhe është dikush që do të bëhet menaxher, por mbase jo trajner i Liverpoolit në katër ose pesë vitet e ardhshme! Mbase mund të bëhet në të ardhmen", ka thënë Benitez.