E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Mançini, trajneri i ri i Mançester Sitit

Megjithë fitoren e sotme ndaj Sandërlendit 4-3 në shtëpi, Mark Hjuxhs është shkarkuar nga detyra e trajnerit të “Citizens”. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. Roberto Mançini do të debutojë në stolin e ekipi të ri të shtunën ndaj Stoke Sitit.Ish-tekniku zikaltër ndodhej prej disa ditësh në Angli dhe më në fund është bindur nga projekti i pronarëve arabë të Mançester Sitit. Firma e Mançinit me klubin e Premier Ligës u jep fund shumë hamendësimeve në lidhje me një kalim të mundshëm të tij tek Juventusi apo një kalim të Hoze Mourinjos tek Mançester Siti.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›