E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali luan “tenis” me Saragozën, 6-0

Madrilenët kalojnë në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Higuain. Van der Vart i cili luan duke përfituar nga mungesa e brazilianit Kaka shënon dy herë brenda dy minutave, në të 26’ dhe në të 28’, ndërsa Higuain shënon sërish në të 34’ duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.Në pjesën e dytë portugezi Ronaldo shënon në të 50’, ndërsa Karim Benzema mbyll hesapet në të 71’. Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 37 pikëve, dy më pak se Barcelona.Real Madrid - Saragoza 6-0shenues: Higuain 3', 34', Van der Vart 26', 28', Roanldo 50', Benzema 71'Real Madrid: Casillas, Sergio Ramos, Albiol, Garay, Arbeloa; Marcelo, Benzema, Lass, Diarra, Van der Vaart (Granero 73'), Ronaldo, Higuaín ( Raúl 63'). Zaragoza: López Vallejo, Diogo, Pavón, Ayala, Paredes, Ponzio, Ander, Lafita, Abel Aguilar (López 65'), Pennant ( Braulio 87'), Arizmendi (Ewerthon 65').                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›